Mentor Mazrekaj është padyshim një ndër lojtarët më të mirë të momentit në Kategorinë Superiore.
Mesfushori me orgjinë nga Kosova po bën një sezon spektakolar me kurbinasit, ku me golat e shënuar prej tij i ka dhënë fitore të arta skuadrës së tij.
Kjo formë mjaf e mirë e lojtarit që po shkëlqen nën drejtimin e trajnerit Shpëtim Duro, ka bërë që drejtuesit e klubit ti rinovojnë kontratën.
Përmes një njoftimi klubi i Laçit bën me dije se Mazrekaj do të jetë pjesë e skuadrës dhe për dy vite të tjera.
Deri më tani Mazrekaj me fanellën e Laçit ka arritur që të realizojë 4- gola deçiziv për bardhezinjtë. (TemA)