Refik Halili ka rezultuar ditën e sotme i infektuar nga COVID 19, teksa fatmirësisht gjendja e presidentit bardheblu është e mirë dhe ai ndodhet në shtëpi pa pasur nevojë për një kujdesje intensive spitalore.
Një merak tjetër është nëse presidenti ka pasur kontakt me grupin e futbollistëve apo pjesëtarë të stafit, pasi kjo mund të bëjë që virusi i rrezikshëm të përhapet në ekip.
Këtë fundjavë, Tirana tashmë nën udhëheqjen e trajnerit Orges Shehi do të presë në stadiumin Selman Stermasi Skënderbeun, ndërsa pret t’i jap vazhdimësi triumfit ndaj Apolonisë dhe për të rifituar pozicione në klasifikim.