Shpesh herë klubet e Kategorisë Superiore kanë vuajtur mungesën e një sulmuesi që të garantojë një siguri në shënimin e golave në repartin ofensiv.
Ky sezon është ndryshe, ku sulmuesit që bëjnë diferencën janë shtuar, madje janë ndër më të paguarit në Superligë.
Golashënuest më të mirë të momentit dëri në këto 17 javë të para të kampionatit i ka skuadra e Kukësit. Ai që kryeson listë është Agim Ibrahimi, i cili me fanellën e Kukësit ka arritur në kuotën e 9- golave, duke e shpërblyer besimin e drejtuesve të klubit që kanë bërë një sforco të madhe ekonomike për ta pasur në skuadër. Golat dhe diferenca e Ibrahimit ka rënë menjëherë në sy, ku shpesh herë ka dhënë dhe asiste të arta për shokët e ekipit.
Të dytët pas Ibrahimit, vijinë Patrik Eze që sërish është pjesë e verilindorëve dhe Ardit Hoxhaj që po bën një super sezon në radhët e Vllaznisë, të cilët kryesojnë kampionatin me një diferencë prej 9 pikësh dhe janë pretendetët kryesorë që të shpallen kampion.
Së bashku me Ibrahimin dhe Ezen, Kukësi ka sulmuesit më të frikshëm të momentit, ç’ka dhe në fushën e lojës kanë arritur që të kuptohen mjaft mirë me njëri tjetërin duke bërë “mankth” i çdo skuadre.
Surpriza e këtij sezoni është Ardit Hoxhaj i Vllaznisë, që me golat dhe performacën e tij është kthyer në idhullin dhe lojtarin më të mirë të skuadrës së Tomas Brdariç. Hoxhaj po kalon momentin më të artë në karrierën e tij tek kuqeblutë me golat e tij deçiz, që i kanë dhënë dhe Vllaznisë me meritë kryesimin e kampionatit. Përformanca e tij spektakolare tek shkodranët bëri që gjatë kësaj merkatoje janari të kishte mjaft oferta, por që u refuzuan nga ana e drejtuesve të skuadrës, pasi nuk kërkonin që ta lëshonin lojtarin në këtë moment të mirë të ekipit që është pranë rikthimit të titullit kampion në Shkodër pas 20 vitesh pritje.
Në vendin e katërt vjen Kyrian Nwabueze me gjashtë gola të shënuar deri më tani. Sulmuesi Nigerian që luan me fanellën e Laçit këtë sezon nuk ka kaluar një formë optimale për shkak të dëmtimeve të shpeshta, por megjithatë sa herë ka qenë në fushë ka qenë lideri i ekipit. Vjet Kyrian Nëabueze u shpall dhe golashënuesi më i mirë i Kategorisë Superiore me 24 gola të realizuar.
Më të njëjtën shifra golash sa Nwabueze është dhe Da Silva tek ekipi i Kastriotit, që në këto 17 javë të para ka bërë ndeshje mjaft të mirë.
Pas tyre me nga 5 gola të shënuar vijnë Ernest Muçi i Tiranës, Lorenco Vila i Teutës, Redon Xhixha i Laçit, Mensah i Skënderbeut dhe Gjata i Apolonisë, që mbyllin “Top 10” golashënuesit e momentit në Superiore.
Por, cilët janë golashënuesit që pritet të “shpërthejnë” në këtë pjesë të dytë të kampionatit.
Sytë e të gjithë janë tek bomberat e afruar si Taulant Seferi dhe Tim Vayrynen që luajnë tek Tirana. Dy sulmues që luajnë me kombëtare, njëri me Shqipërinë dhe tjetëri me Finlandën. Seferi ka arritur që të gjejë golin e tij të parë me bardheblutë në duelin e kësaj jave kundër Apolonisë, ndërsa Tim Vayrynen ende nuk është zhbllokuar dhe për faktin se hapsirat e tij në formacion nuk kanë qenë të shumta. Por pritshmëritë e drejtuesve dhe tifozëve të Tiranës tek këta dy lojtarë janë mjaft të mëdha, duke parë CV-në e tyre.
Një tjetër sulmues që pritet me mjaft interes është dhe Ferhan Hasani që ka firmos me skuadrën e Partizanit për 18 muaj. Bomberi i njohur që ka një karrierë të pasur në Maqedoni dhe jashtë saj, vjen tek të kuqtë në një formë jo fort të mirë, për shkak se ka disa muaj që nuk luan.
Megjithatë, besimi tek Hasani është majft i madh, kjo dhe për këmbënguljen që patën drejtuesit e Partizanit për ta pasur në gjirin e tyre. (Përgatiti Fatjon Baze – TemA)
LISTA E GOLASHENUESVE DERI ME TANI