Ka shkaktuar një reaksion të jashtëzakonshëm në frontin opozitar intervista e ish-kryeministrit dhe ish-kryesocialistit Fatos Nano. Vlerësimet e këtij të fundit për Ramën dhe një vizatim negativ për Metën dhe Berishën, duket se janë përkthyer, politikisht, si një plus elektoral për mazhorancën aktuale pak kohë para zgjedhjeve të 25 prillit.
Kjo pasi një prej taktikave anti-Rama, ka qenë dhe diversioni për ta ndarë atë nga masa socialiste kompakte si elektorat, e cila trashëgohet në nga koha e Nanos.
Përpjekjet për ta servirur Ramën si një josocialist por si rilindas – eufemizimi apo kredoja e tij qeverisëse – kanë qenë në këtë funksion. Pra, është tentuar një ftohje e socialistëve tradicionalë, që gjithashtu janë dhe nanonistë në simpatinë që gëzojnë për ish-liderin e tyre, me pasaradhësin e tij Rama.
Dhe, pozicionimi i Nanos krah Ramës, i jep fund dhe kësaj shprese të vagullt opozitare për ta cenuar sadopak unitetin dhe disiplinimin socialist në sfidën e mandatit të tretë.
Me Nanon krah Ramës, i cili i çoi dhe mesazhin elektoratit socialist se luante rolin e këshilltarit të tij, ky elektorat tashmë e sheh lidershipin më të përforcuar.
Por nga ana tjetër, një ndër reaguesit e mllefosur me Nanon nga kampi mediatik opozitar, ka aluduar se shfaqja e ish-kryesocialistit si një përforcim krah Ramës, mund të sjellë efekt të kundërt në elektorat. Këtë, Andi Bejtja, njeriu që dy ditë para zgjedhjeve të vitit 2005 do bënte thirrje me anë të një shkrimi për të mos u votuar Berisha (por Nano), gjë e cila i solli telashe të mëdha Top Channel-it me Berishën në qeverisje, e sheh si paralele, pa guxuar të thotë, të efektit, sigurisht negativ, që ka ende Berisha e Meta, si relike politike, ende aktivë.
Por Bejtja harron, apo nuk do të pranojë një diferencë, atë që Nano, sado me gabime dhe për t’u sharë në qeverisje, duke e kompensuar këtë me profilin imponues kulturor dhe etik, mbi të gjitha si një politikan liberal dhe fleksibël, i ka kursyer vetes pikën e neverisë për të në opinion, gjë nuk e gëzon dot si avantazh as Berisha e as Meta.
Nano është vlerësuar në vitr, për cilësitë e mësipërme, edhe nga vetë demokratë me të njëjtat cilësi, gjë e cila nuk ndodh në të kundërtën.
Sepse, Nano posedon dhe këtë dhe atë, edhe hijen por dhe dritën; mund të kritikosh për shumëçka por dhe mund ta vlerësosh qoftë dhe për pakçka. Ndërsa Berisha e Meta nuk e gëzon këtë profil njerëzor politik, të tipit “me të mirat dhe të këqijat”, ku për më tepër, për një pjesë jo të vogël të elektoratit shihen si neveria vetë. Kjo, sepse u mungon ajo pjesa kompensuese e marrëzive politike; ajo pjesë kulturore, e cila shpërfaqet në qytetarinë politike. Askush nuk e ka llogaritur këtë, por është bash kjo që ka bërë diferencën në 30 vite mes kahjeve dhe personazheve politike.
Nuk është e tepërt ta thuash se Nano, politikisht, në disa drejtime është dështim, sidomos në aspektin qeverisës, por kulturalisht, në frymën që përcillte, dje dhe sot, përbën një model, edhe për mënyrën se si arriti që një forcë të urryer si PP në fillim të viteve ’90, ta shndërronte në pak vite në një PS që do kishte hem avantazh politik e hem etik ndaj PD-së së berishizuar shpejt, në gjuhë, metoda, frymë, tipologji, e cila, politikisht, humbi dhe avantazhin elektoral të fillimviteve ’90. (tesheshi)
FATOS NANO I POROSITUR TË MOS PËRMENDË LULZIM BASHËN! KJO NË KUADRIN E PARASHIKIMIT TIM TË 31 DHJETORIT 2020!
PARASHIKIMI IM PËR SHQIPËRINË EUROPIANE
(Shumica juaj do të thotë « parashikim idiot » ! Përgjigjja ime : ka 30 vjet që vetëm idiotizma e kanë karakterizuar tranzicionin !)
– 25 prill 2021 : PS – 68 deputetë, PD – 58 deputetë !
– 17 Maj 2021 : aleancë paszgjedhore PS-PD ! Rama kryeministër, Basha Zv/Kryeministër dhe ministër i jashtëm !
– QERSHOR 2021 : HAPJA E NEGOCIATAVE ME BE !
– Janar 2022 : parlamenti shqiptar ndryshon kushtetutën : Presidenti zgjidhet nga populli !
– Janar 2022 : Rama jep dorëheqjen dhe kandidon për president ! Basha zgjidhet Kryeministër !
– Java e fundit Prill 2022 : Zgjidhet presidenti nga populli : Rama president (edhe me votat e PD)!
– 24 korrik 2022 : Rama merr postin e presidentit !
– Si president i zgjedhur nga populli Rama bëhet « de facto » kryetar i qeverisë dhe ka të drejtën të emërojë dhe shkarkojë qeverinë, të shpërndajë edhe parlamentin, pra ta çojë vendin në zgjedhje të reja !
DERI KËTU ALEANCA PS-PD DO JETË E BAZUAR MBI : « TË BASHKUAR DREJT BE » !
– Shtator 2022 : Rama shpërndan parlamentin dhe e çon Shqipërinë në zgjedhje të parakohëshme !
– Prill 2023 : PS fiton zgjedhjet me shumicë absolute, Veliaj – Kryeministër !
NUK ËSHTË EDHE AQ IDIOT KY VARIANT ! HAHAHAHAHAHAHA
PA UTOPI NUK KA ZHVILLIM!
(E.B. / 31 dhjetor 2020)
Kamarjer ,nje dopjo raki per Edmondin ……vazhdo edmond , pija te kthjellon trute e kokes te ben ne vetvete te besosh se je dhe thua zgjuarsira , ne realitet eshte nje mashtim i vetvetes , kur te del pija mbetesh ai qe ke qene…….. rot palle ….meben nje gje pershtypje i dike dhe me data te sakta , p.sh jo ne 18 Maj por ne 17 ……???????????
Jeni shume te shkurte u Edmond per tiu varrur dashit(Rames)nga bolet se bashku me Lulin duke dashur ta rezoni!Jeni vite drite larg tij ndaj edhe çdo perpjekje ka qene e deshtuar!Ky varianti me parashikimin idotesk eshe formuluar kur ke qene duke dshur te beshe shurren ne SHQUP por ka qene te zena banjot e per rrjedhoje te ka dale ky rezultat!
Kjo qe ke parashikuar zotrote eshte si fabula “dhelpra dhe rrushte”,ne kete raste “Luli dhe koqet e Rames”!
Mos u beni marak hic se per c’aresye Nano donte te tregonte superioritet ndaj Rames Berishes dhe Metes . E genjen mendia se eshte i pa parashikushem , sesacional , duke sulmuar dike , e duke bere sikur mbron tjeterin . Pra ben retorikun dhe fantastikun , me shpresen se do te qorrollis e eklipsoi , ke do , dhe do te perhumb e mashtruar tjeterin , per te rrembier ate qe i ka shkuar ndermend per kete radhe . Ma , drejtesia ka ndeshkuar vetem nje peshk te madh Nanon , per keto 30 vjete ; per kete cdo shqiptar ka iformacion te sakt dhe te plot .
Problemi eshte , kur do te ndeshkohen peshqit e tjere nga drejtesia , te dim se kush eshte i ikriminuari , dhe ti bashkojme me te parin , dhe ne te shpetojme perfundimisht .
Nano nuk tha asgje te re tek Fejziu,vetem se te thena nga Nano marin vlere sepse opozita duke i thurur lavde atij mendonte te dobesonte Ramen. Kjo karte e opozites mbrem doli nga loja,Fatos Nano e tha qarte, se Sali Berisha eshte vrases, dhe Ilir Meta ka 7 mekatet qe permend bibla.