U vra në vitin 2017, familjarët e ish-shefit të policisë kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Ministria e Brendshme

5 Shkurt 2021, 12:19Kronika TEMA

Familjarët e Artan Cukut, ish-shefit të Policisë së Vlorës të ekzekutuar pranë banesës së tij, kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Seanca e radhës në Gjykatën Administrative është caktuar në 8 shkurt.

Cuku u vra në 8 prill 2017, në hyrjen e pallatit të tij, në “Rrugën e Kosovarëve”, në Tiranë. Për vrasjen e tij u arrestua Mikel Shallari, i cili u dënua me vetëm 10 vite burg për shkak të bashkëpunimit me prokurorinë.

3 komente në “U vra në vitin 2017, familjarët e ish-shefit të policisë kërkojnë 1 milion euro dëmshpërblim nga Ministria e Brendshme”

  1. populli says:

    1miljon ashte pak kerkoni + 5 miljon; Rama shperbleu Bashe ne pallatin ne vlore se jane aleat vjedhin , e pjerdhin ne nje poç bashke.Paste ramet , ngushellime familjareve.

  2. andi says:

    Kur shteti nuk kujdeset ne menyre normale per punonjesit e tij, te cilet rrezikojne edhe jeten dhe sigurine e familjes ne emer te shtetit, atehere duhet qe familja ti drejtohet drejtesise per te marre deshperblim. Ky rast duhet te sherbeje si nje indicie per te qene me racionale ne ndryshimet e stafit kur ndryshojne partite, me te kujdesshem me njerezit dhe me mirenjohes per kontributin e tyre. Ne raste fatkeqesish, shteti duhet te kujdeset per familjen realisht, jo vetem me disa pensione qesharake.

  3. Shaqo says:

    Ia hoqet skalpin shtetit.
    Shume police jane vrare ne krye te detyres,
    nuk kane paditur shtetin per demshperblim, Ky rast eshte nonsens.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje