Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në Sarandë, ku inspektoi kantierin e Lungomares, duke theksuar se këtë sezon turistik ajo do të mirëpresë turistët e shumtë.
Në këtë takim Rama shoqërohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma, deputeti Hyseni, Damian Gjinkuri si dhe nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj.
“Sarandë – Në kantierin mbresëlënës të Lungomares së re të Sarandës, e cila këtë sezon turistik do t’i mikpresë pushuesit e shumtë me një transformim të madh e me një plazh të risistemuar , përgjatë një shëtitoreje plot hapësirë në një vijë 1.1km”, shprehet Rama.
Shëtitorja e re e Sarandës do të ketë një impakt mjaft pozitiv në qytetin e Sarandës sidomos në ekonominë e biznesve që operojnë në atë zonë.
1km rruge trumbetohet si ndonje fitore e jashtezakonshme.
Jemi ankuar kot per festat qe organizoheshin kur peruroheshin hidrocentrale e hekurudha ne kohen e komunizmit.
ti taulant akoma je ke torta e lulit
Rruge eshet ajo mor shoki? 1,1 km veper arti
O krieminister ai tropojani i jugut nuk la troje pa vjedhur ne sarande alket hajduti
Ore Taulant, po paskeni qen fare ore bir, te lindur per te vdekurit!
Bregdeti i qytetit te Saranses duket qe po merr forme te bukur. Bravo per kete.
Nje gje se kuptoj : Pse duhet te cilesohet ne cdo bashkebisedim se ne çfar rryme politike ben pjese ?!! Pse duhet me deomos te perçahet ky popull nga bindjet e tija politike, kur i madh e i vogel e di se e keqja e ketij vendi i ka ardhur bash prej ketyre partive politike ?!!
Kryeministri i jone duket se nuk ndjehet mire ne pozicjonin qe ka. Ai ka frige. Ai kerkon me deomos te vendos ate qe i ka ikur nga duart tashma. Ate qe ka marre fund.
Pse duhej kryeministri te pyeste personin qe gjoja po bente ‘ surf ‘, se ciles parti politike ai i perkiste !! ( skena e personit ne fjale dukej ashiqare qe ishte e pregatitur. Ne muajin shkurt, ne nje det pa dallge i teket dikuj te hiqet sikur ben surfing, edhe pse jo vetem Saranda por asnje vend ne Shqiperi nuk eshte i pershtatshem per surfing !! U duk nje skene teper qesharake ).
Pse duhet nje popull homogjen te perçahet nga bindjet e tija politike ? Kujt i sherben kjo ?