Infektimet me Covid në Shqipëri, shumica vatra familjare

5 Shkurt 2021, 19:37Sociale TEMA

Rritjen e ndjeshme të infektimeve të ditëve të fundit, epidemiologët e shohin më së shumti në vatra familjare, por nuk mungojnë bizneset dhe institucionet:

“Rastet janë shtuar goxha, grupmosha është relativisht e re. Më tepër janë raste të vatrave familjare. Edhe rastet e vatrave institucionale po ndiqen nga grupet e terrenit”.

Shumica e vatrave familjare janë në Tiranë, qytet i cili mban edhe numrin më të lartë të të infektuarve me afro 18 mijë raste aktive Covid.

E ndjekur më pas nga Fieri me 3 mijë raste, Durrësi dhe Shkodra me afro 2 mijë raste. Epidemiologët thonë se nuk mungojnë edhe rastet e riinfektimit:

“Një rast mashkull ishte në moshën 45 vjeç, kurse një rast femër ishte 38 vjeç. Në muajin nëntor këta dy persona kishin rezultuar pozitivë. 

Si rasti i parë, ashtu edhe rasti i dytë kanë shfaqur përsëri simptoma të ngjashme me herën e parë, por e kalojnë më lehtë”.

Sipas epidemiologëve rastet e riinfektimit kanë kaluar pa komplikacione të rënda dhe me simptoma të lehta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje