Ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare, Fitim Gërxhalliu, i njohur si shefi i firmës piramidale “Gjallica”. Ai është përcjellë sot në varrezat e Tufinës, duke marrë me vete dhe shumë sekrete të një kohe dramatike për shqiptarët. Fitim Gërxhalliu kishte disa vjet që kishte dalë nga burgu, pasi bashkë me Shemsie dhe Gani Kadrien, krijuan firmën piramidale “Gjallica”, duke shkaktuar një dëm prej 332 milionë dollarësh për rreth 69,808 persona, që futen para në këtë firmë, informon dritare.net
Rënia e piramidave solli 97-ën, një vit fatkeq për shqiptarët.
Pronarja e shoqërisë tregtare “Gjallica”, e cila themelua në Gjykatën e Tiranës në dhjetor të vitit 1991, ishte Shemsie Kadria.
Në vitin 1993 me të u bashkuan edhe shoqëritë e Gani Kadrisë dhe Fitim Gërxhalliut, por në letrat zyrtare ortakja e vetme e firmës ishte Shemsie Kadria.
Për këtë arsye, në 17 shkurt të vitit 1997-ës Gani Kadria u mor i pandehur. Në të njëjtën ditë u mor i pandehur edhe miku i tij, Fitim Gërxhalliu.
Ndërkohë, Shemsie Kadria ishte larguar nga Shqipëria dhe për të u shpall urdhërarresti ndërkombëtar. Në janar të vitit 2001, Gjykata e Shkallës së Parë jep 20 vjet burg, për Fitim Gërxhalliun, ndërsa në qershor të po atij viti Gjykata e Apelit e ul në 11 vjet burg.
Ndërsa për Gani Kadrien, nga 20 u dha 10 vjet burg. Gërxhalliu kishte 8 vjet që kishte dalë nga burgu dhe jetonte në një banesë me qira te Komuna e Parisit, ku dhe ndërroi jetë. Sot, ai u përcoll në banesën e fundit nga të afërmit dhe miqtë e tij.
Ngritja e firmes piramidale “Gjallica” perkoi me ardhjen ne pushtet te Sali Berishes, dhe falimentimi i saj u shoqerua me rrezimin e Sali Berishes nga pushteti. “Piramida” jetoi aq sa “jetoi” pushteti i pare i Berishes!
Vdekje natyrale per hajdutet kur ti vije dita pa ju hyre ferre ne kembe ashtu si edhe politikaneve fale popullit dele te evropes qe di te vritet vetem me komshiun ose kushurinjte per nje cope gardh dhe jo shkaktaret e vertete te hajduterise dhe prapambetjes se ketij vendi!
Te shkojne mileti ti bejne nje piramide muti te varri
PER te vdekurin eshte gjynah te flasesh ,por me dhimjen qe u shkaktoje bashqytetareve te mi jam i shtrenguat te flase :vdiq karta e bixhozit qeveritar te asaj kohe ,thjeshte ishte vegel e tyre,Paraja eshte kanceri i rraces sone , evolucjoni i metaformozes tek ne eshte shume i shpejte ,me kujtohet FITIMI kur kalonte tek çerekçia ( lagjja varosh) shkonte ne pune oficer ne avjacjon njeri i thjeshte si gjithe te tjeret???.