Rama inspekton punimet në rrugën e re që do shmang trafikun: Është bërë projekti dhe për aeroportin e Sarandës, porti turistik bekim për ekonominë

6 Shkurt 2021, 17:44Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet e rrugës Lëkurs – Kanali i Çukës, një rrugë e cila do të lehtësojë trafikun në rrugën Turizëm – Kanali i Çukës.

Gjatë inspektimit përfaqësuesit e Fondit Shqiptar të Zhvillimit janë shprehur se rruga do të jetë në funksion në sezonin turistik të 2022.

“Sarandë – Një rrugë e re turistike mbi qytet, e cila do të lehtësojë shumë ndjeshëm trafikun e mbingarkuar të sezonit veror, duke ofruar njëkohësisht një tjetër mundësi për të shijuar panoramën e gjirit të Sarandës”, nënvizon kryeministri Rama.

‘Është një rrugë panoramike, që do të zgjidhë përfundimisht ngërçin e fluksit në trafik në qytet, sidomos në fluksin e sezonit turistik. Kemi pas problem edhe këtë vit për shkak të pandemisë. Por rruga ishte e domosdoshme.

 Kjo do ti japë një vlerë të shtuar të gjithë kësaj zone, me përfundimin e këtij projekti të gjitha investimet do të marrin një vlerë të shtuar. Deri në fund të vitit do të jetë një rrugë e aksesueshme. Mund të kthehet edhe një rrugë panoramike.’- tha kryebashkiaku Adrian Gurma.

Rama: Damian në rregull jemi për këtë rrugë Damian! Se më ke bërë për këtë rrugë sikur po bëjmë rrugën e Parajsës!

Gjiknuri: Vjen nga nevoja ndërtimi i kësaj rruge. Problemi më i madh që ka Saranda kjo është menaxhimi i fluksit në verë, dhe është një investim i mirëpritur.

Ai tha se ndërtimi i një porti turistik është një bekim për ekonominë e zonës.

“Ndërtimi i një porti turistik është një bekim për ekonominë e zonës. Nuk kemi atë që do të sjellë porti turistik me jahtet dhe punësimin që sjell një operacion i tillë. Kjo do të sjellë shumë njerëz që kujdesen për jahtet gjatë gjithë vitit që do të jenë këtu dhe të paguajnë këtu.

Nëse stacionet e jahteve që paguajnë tarifë vjetore shkojnë në 300-400 atëherë një ekip apo ekuipazh prej 3 personash çon në 1200 pagesa të personave që janë këtu. Damiani nuk e di çfarë ka me Himarën që e trajton vetëm si tokë, por edhe porti i Himarës mund të jetë pjesë e infrastrukturës që mund t’i japë energji ekonomike”, tha Rama.

 

 

6 komente në “Rama inspekton punimet në rrugën e re që do shmang trafikun: Është bërë projekti dhe për aeroportin e Sarandës, porti turistik bekim për ekonominë”

  1. Loni pe Kolkondasi says:

    Projektet dhe realizimet i ndan nje oqean i tere. Rama kerkon vota per projektet qe ka dhe jo per realizimet qe ka. Projektet ne shumice jane endrra ne sirtare, nje menyre moderne e te genjyerit. Projekteve u shkon shume per shtat thenia e popullit “do behen dardhat sivjet, meqe ma haen mua.” Sa per aeroporte, Rama duket, do e beje nga nje per cdo qytet. Kjo ndoshta mund ti nxirrte aktualisht makinat jashte perdorimit. Por zoti Rama eshte largpames,ai e di qe makinat e se ardhmes do te jene dy ose tre dimensionale, ato mund ti kryejne detyrat edhe me anen e ecjes ne rruge, por edhe me anen e fluturimit, prandaj gjithe keto aeroporte jane shume te nevojtorshem.

  2. taso kume says:

    Po VLORE SARANDE karruge apo shkohet me anije ?.

  3. Bravo .
    Vetem Puna do sjelli begati shqiptareve .
    Kush punon fiton .
    Stradegjia e Turizmit e jovetem sot kerkon qe ne te gjitha Pikat Kufitare ,
    Shqiperia te ndertohet Moderrrne ne cdo drejtim ,
    duke konkuruar e denje Shtetin Fqinj ,pra duke e sfiduar Greqin etj .(pra duhet te behet gjithcka te sfidoje
    qytetin kufitare si psh Saranda duhet te sfidoje Korfuzin ,
    qe nga rregulli ,pastertia rregulli por edhe Ndertimet )
    Kontakti i pare i Turistut te huaj me Shqiperine eshte Postoblloku Kufitare ,dhe pastaj gjithcka
    ndertuar rruges ,qyteti pare qe shkel dhe me kto stradegji ,Bota ka fituar jopak .
    Porti ne Sarande,Vlore duhet te behet Moderrn .
    Ajo qe nuk shohin ke Molet e futura ne dete ,jane ato si gardhet e sigurise per femijet ,
    te bera me hekura me motive ose prej Tubosh .
    Nuk mundet te lihet ashtu moli thjeshte nji beton i dale ne dete.
    Ai duhet te rrethohet me tubo mbrojtese ne forme gardhi e jovetem aty .
    Sidoqofte duket qarte ndryshimi qe po peson vendi jone .
    Puna do ndryshojn jeten e shqiptareve .Rrespekt KM qe i qendron ne koke
    punes dhe orienton jep idet e veta se si duhet te jer me bukur qyteti .Rrespekt bravo

  4. ANTONIO says:

    Tani Rama ka gjetur mënyrën e duhur në turizëm: Aeroporti sezonal i Sarandës! kjo është e saktë nga pikëpamja ekonomike dhe teknike. Për Vlorën jemi drejt një “përplasjeje” me bazën e NATO-s në Kuçovë. Ose Kucova ose Vlora, por ato do të gjenerojnë probleme vetëm teknikisht! A nuk kemi ndonjë pilot në Shqipëri? pse nuk flasin për rreziqet?

    1. Krijues... says:

      ANTONIO ,
      Pilota ka plot ,
      qofte ata Ushtarake ne Pension sot
      por edhe Pilote te rinje .
      Eshte e drejte se duhet te jene aktive ne debatet e tematikat qe
      kan te bejne me profesionin e tyre .
      Ata mundet te japin nji kontribute te madhe ne ndertimin e Moderrnizimin e Shqiperise

  5. Rama Ik says:

    Or Rama , po si o palle Karri mobilizove gjithe Garden pse nje 16 vjecar filloj te theriste ‘ Rama Ik’? Ke turp apo jo? Po na behesh si ErdoKarri edhe ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje