Celibashi sqaron Kodin Zgjedhor e Listat e Hapura: Një parti kandidon vetëm ose në koalicion, listat uniforme në të gjithë qarqet

8 Shkurt 2021, 22:34Politika TEMA

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka sqaruar edhe një herë se çfarë përcakton Kodi Zgjedhor sa i takon çështjes së koalicioneve.

I ftuar në “Real Story” në ‘News24’ se një parti ka të drejtë të konkurrojë ose e vetme, ose në koalicion, në të gjitha qarqet.

“Ka shumë gjera për të thënë për kodin. Por do t’i lëmë pakënaqësitë për të, pas zgjedhjeve. Sa i takon koalicioneve, mendoj se Kodi zgjedhor, pa e gjykuar se sa mirë është apo dispozita që ka të bëjë me sistemin e votimit, është i qartë në lidhje me këtë çështje, se si duhet të organizosh.

Një parti mund të konkurrojë ose e vetme, ose në koalicion. Nëse konkurron me koalicion, ai është uniform në të gjithë qarqet. Ose do të jesh në koalicion, ose do të jesh më vete.

Në kuptimin që unë i jap Kodit, ti mund të konkurrosh ose me vete, ose në koalicion, në të gjitha qarqet. Pra duhet të paraqesin kandidatë për të gjitha qarqet, pasi nuk lejohet. Duhet listë emërore të kandidatëve.”, tha Celibashi.

Duke u ndalur tek fakti nëse janë apo jo lista të hapura, Celibashi tha se; “Partia politike, qoftë më vete apo në koalicion, dehet ta paraqesin listën shumë emërore të kandidatëve, të renditur dhe fitues të kësaj liste, ose shpallen kandidatë fitues ata që janë nga numri 1 deri në x numër. Përndryshe, të zgjedhurit do të jenë ata që janë të renditur nga partia.”.

1 komente në “Celibashi sqaron Kodin Zgjedhor e Listat e Hapura: Një parti kandidon vetëm ose në koalicion, listat uniforme në të gjithë qarqet”

  1. BUJAR KANAPARI says:

    Debat i kote.
    KQZ certifikon vetem mandatet per deputet. Me certifikimin e mandatit te fundit 140, mbaron misionin.
    Koalicioni parazgjedhor i nevojitet KQZ-se per te perllogaritur votat per deputet ne baze te marreveshjes qe kane bere partite dhe nuk ka lidhje me propozimin e emrit te kryeministrit te ri per tu mandatuar tek presidenti.
    Me troc, Partia Socialiste ose Opozita ne rast se nuk sigurojne 71 deputete, i kane humbur zgjedhjet.
    Kushtetuta e Shqiperise ndryshon nga Kushtetuta e Kosoves ku partia e pare ka te drejten te dergoje tek presidenti emrin e kryeministrit.
    Partite opozitare pas mandatimit te 140 deputeteve firmosin koalicionin ne rast se sigurojne 71 ose me shume vende ne parlament.
    Problemi qendron tek trafikimi,abuzimi me mandatin.
    Ne rast se Partise Sociliste i duhen dhe 2 apo 3 deputet, praktika ka treguar se mund ti siguroje keto numra jo vetem nga partite e vogla, tek LSI, por edhe nga Partia Demokratike.
    Per te shmangur kete praktike abuzuese, duhet te kete nje ligj, ku vota e nje deputeti te deklaruar ne opozite para zgjedhjeve te mos kete vlere ne rast se kalon ne krahun tjeter kur behet fjale per te garantuar 71 vende ne parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje