Nga Dritëro Agolli*
Nderim Naimit
Të vish në Frashër do të thotë të ndjesh fare afër frymën e poetit shenjtor, apostullit të shqiptarizmës, dhe kjo frymë të të nxitë për t’u bërë njeri i vërtetë dhe atdhetar, që i nderon gjithë atdhetarët e ndershëm të botës.
Frashëri ku lindi Naimi, u be për shqiptarët vend pelegrinazhi, ashtu si Betlehemi i Jeruzalemit, ku lindi Krishti, apo Meka-atdheu i Muhamedit në Arabinë Saudite.
Naim Frashëri nga zemërgjerësia dhe urtësia i ngjante Krishtit. Edhe ai kishte shumë miq bashkëluftetarë, po kishte edhe tradhëtarë.
Krishti ka pasur 12 apostuj. I pari ishte Pjetri dhe i 12-ti Juda Iskariota. Këta ishin nxënës të Krishtit. Vetëm i 12-ti, Juda, e tradhtoi. Nëse Naim Frashëri do të ishte bashkëkohës i Krishtit, do të zinte vendin e parë të apostujve dhe do t’i lutej mëkëmbësit të zotit që ta hiqte Judën nga radha e shenjtorëve.
Por hyri gjysma e dytë e shekullit te 19-te pas Krishtit dhe Naim Frashëri u bë i pari apostull i shqiptarizmës. Për këtë shqiptarizmë flet çdo qelizë e shpirtit të Naimit, flet në çdo varg poetik e në çdo radhë të mendimit patriotik dhe filozofik te tij. Vëllazëria, urtësia dhe mirëqenia e shkrirë me patriotizmën, janë fara të mbjella në tokën e pasur të shqiptarëve. Dhe çuditërisht këto fara ai nuk i izoloi nga Europa. Në mes të Perandorisë Osmane, ku jetonte dhe krijonte, duke ëndërruar një Shqipëri të lirë, ai shkruante “Dielli lind andej nga perëndon”.
Është i pari mendimtar shqiptar qe hidhte idenë të drejtojmë sytë nga Perëndimi. Prandaj të mos na mburren disa oratorë të sotshëm, që qenkëshin të parët e përhapjes së idesë se bashkimit me Evropën. Naimi e shoqëronte idenë e Shqipërisë Evropiane me urtësinë dhe bashkimin dhe jo me grindjet oratorike. Elementi themelor për patriotizmën dhe bashkimin kombëtar për Naimin ishte gjuha e shkruar pastër dhe e folur pastër. Ai me mençuri të rrallë e pastroi u gjuhën nga fjalët e huaja si bujku arën e tij nga barërat dhe gjembaçet. Me gjeni një fjalë të huaj në veprën e Naimit!
Shikoni gjuhën e sotshme si është mbushur me fjalë të huaja, madje edhe fjalët shqipe shtrembërohen dhe nuk qëndrojnë drejt në fjali.
Vepra e Naim Frashërit nuk është një korije e vogël me lisa të rrallë por është një pyll pa fund. Vepra e tij përfshin shumë anë të natyrës, jetës dhe historisë sonë. Me krijimtarinë e tij janë rritur dhe do të rriten breza të tërë. E kush nuk i kujton “Bagëti e Bujqësi”, “Lulet e verës”; Vjersha për mësonjëtoret e para; Parajsa dhe fjala fluturake; Dëshir’ e vërtetë e shqiptarevet; Fletore e Bektashinjët, Shqiperia, “Historia e Skenderbeut”, “Qerbelaja”, e me radhë.
Naimi jetoi pak, vetëm 54 vjet, vdiq me penë në dorë, i shkrirë nga turbekulozi, por shpirti i tij jeton në çdo shqiptar, për këtë ai ishte i vetëdijshëm.
Kur më shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur
Jam i gjall’ e jam ndë jetë
Jam ne dritë të vërtetë
Unë jam në shpirtin tuaj,
Mos më kini për të huaj.
*21 Maj 2013, gazeta “TemA”.
Për të lexuar dorëshkrimin e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli, klikoni këtu: (Nderim Naimit)
Naimi i madh dhe i pavdekshem.
Poezite e para qe kam mesuar jane te Naimit , nga vepra ” Bageti e Bujqesi” prej gjyshit tim.
Eshte mese e vertete qe poezite e tij jane shqipe e paster.
Naimi si Samiu e shikonin Shqiperine si atdhe te nje memedheu me te madh Osman.
Por si Samiu edhe ai e kuptoi qe Perandoria Osmane nuk kishte te ardhme.
Dmth mundoheni t’na shitni Naimin nje vlleh qe kurre nuk shkeli kembe ne Shqiperi e si iluminist qe ishte dihej per c’fare shkruante dhe s’mund t’leme pa thene se vellai Abdullah/Abdyli qe firmosi si i derguar i Perandose Osmane dhenien e Epirit Greqise apo i vogli i Frasherllinjve Zt Shemsedije/Sami qe Turqia e sotme s’na jep eshtrat pasi eshte hero i tyre duke qene themelues i ghuhes Turke?..e per ti vene kapakun kete shkrim ja dedikon nje komunist turkoshak si Agolli?!..hapny syte o njerez se u bene shume shekuj dhe ne vazhdojme te mbetemi ne gjendje kome
O, Centër! Rrofsh për dimër, se në verë të hanë mizat! Nga këta, si puna jote, kemi pasur me shumicë!
Ti po më sjell në mendje një prrallë, nga libri me prralla Arabe, nga 1001 netët. Pikërish, prrallën, “Kau dhe Gomari”, ku kau i mjerë, nga kshilla që i dha gomari, i thërriste këtij të fundit “mendje ndritur”.
Ki parasysh këtë, se si duket i ngatërron gjërat! Neimi i madh, ishte i arsimuar! Truri i tij bluane gjëra të mëdha!
E dinte se nga binte vendi i tij, Shqipëria! Dinte se ishte një emigran (dhe i lindur atje, në Turqi), por dinte se vëndi i tij, ishte vëndi i tij. Nuk ka shfaqur kurrë ndonjë aspiratë të tillë, si zotrote, dhe shumë si ti, që të hapin barkun me komentetë tilla.
Mos e di zotëria jote, se Turqia është “qëndra e gravitetit”. Ruaj trurin djalosh, se truri është gjë e madhe. Apo sipas teje, ne që jetojmë më shumë se gjysmën e jetës lag vendit tonë, tani të fillojmë e të shohim ëndrra në diell si zotria jote, e të mendojmë që vëndi jonë të bëhet pjesë e vendit ku jetojmë ne.
Mbaj “kosheren ti dhe të tjerë si ty. Të paktën mos merr mundimin të shkruash, e të bësh të tjerët për të qeshur.
Ne vitin 1821 Heronjte e Revolucionit Greke te ashtuquajturit Arvanitas luftuan per tu cliruar nga Osmanet,kurse turqit si Naimi,Abdullahu,Shemshedini,Ismail bej Vlora etj 50 vjet mle vone shkuan per te luftuar per Osmanet dhr kunder Epiroteve te Kastriotit Ilyreve,Grekeve.
Se sa “Skiptare” ishin keta “Rilindas” dhe”vellezer” me te ashtuquajturit Arvanitas dhe Epitotet e Kastriotit e ka thene Konitsa.
Me mire te mbetemi Turq se sa Italiane dhe jo me mire me Turqine se sa me Italine.
Pse e mbajten te fshehte kete document qe tregon fare mire se kush ishin “Skiptaret” dhe kush ishin Epirotet kete duhet ta analizojne “Historianet” e famshem Xhufi e Company.
Nga na doli Naim turku per idene perendimore kur Konitsa e thote qarte?
Po te ishin keta “Skiptare” nuk e quanin Kostantinopolin ne Nder te Perandorit Ilyre Megas Kostantinos Stamboll.
Mjaft me mashtrime dhe fallsifikime te historise tone Greko Ilyre te mmbeshtetur nga armIqte e Pirros Italiano Austriaket.
Naim dhe Abdullah “Frasheri” kane shkruar Hymnin Iranian dhe hymnin Turk,
Kudo ku shkonin i fusnin nga nje vjershe dhe hanin Qyl e tallnin by.hen,
Nuk ishin Shqipetar !!! Por ishin Shqipfoles !!!
Naim dhe Abdullah “Frasheri” kane shkruar Hymnin Iranian dhe hymnin Turk,
Kudo ku shkonin i fusnin nga nje vjershe dhe hanin Qyl e tallnin by.hen,
Nuk ishin Shqipetar !!! Por ishin Shqipfoles