Policia po njofton baret dhe restorante për masat e reja anti-Covid.
Burime të Top Channel bëjnë me dije se efektivë të policisë kanë njoftuar lokalet që të marren masa për mbyllje nga ora 20:00, të ditës së nesërme.
Po ashtu, këtë lajm e konfirmon për Top Channel edhe kreu i shoqatës së bareve dhe restoranteve, Henri Jahaj, se është dhënë një urdhër verbal, që nga nesër baret mbyllen në orën 20:00.
Ne këtë situate te përkeqësuar, Komiteti i ekspertëve mblidhet nesër për të zyrtarizuar masa shtesë, nga ku me gjasa mund të dalë një vendim për forcim të masave kufizuese për shkak se infektimet janë shtuar së tepërmi.
Mbetet për tu parë nëse orari i ndalim qarkullimit mund të nisë nga ora 21:00, 20:00 apo 18:00 dhe baret mund të detyrohen që të funksionojnë vetëm në ambiente të hapura.
Masat e tjera ndaluese janë mbyllja e disa shërbimeve, kryesisht bareve në hapësirat e tyre të brendëhme.
Në mbështetje të masave kufizuese sot është shprehur edhe akademia e shkencave. Drejtuesi i saj Skënder Gjinushi bëri kërkesën:
“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor. Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë. Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore. Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.
Oponenti më i madh i mbylljes është vetë kryeministri, i cili prej dy ditësh flet për forcim të kontrolleve për zbatimin e kufizimeve aktuale, por në asnjë rast mbyllje totale.
Po paguajme festimet e viti te ri!! Duhej nje izolim total nja dy jave atehere dhe do ishim me mire tashti!
MOOOOOSSSSSS!!!!!!!!!!!!Ore tani “Po Mbyllemi”????????dhe si ne ora 8-te te Mbremjes,ku sapo fillone MUhabeti???
Qeveri Muti dhe POlitikane te dhjere…per c´fare Mbylljesh Behet Fjale???Genjeshtare dhe Mashtrues…
@@Gjermania ka 4-ter Muaj, qe nuk ka asnje Restorant-Kafene…dhe Hotel per Turistat..te Hapur….qe eshte Ekonomia me e madhe ne Eu…Kurse
Qeveria e Palloshit Rama,po na “Flete per Mbyllje” ne oren 20-te te Mbremjes………Turpe dhe vetem Turpe…lol
Nese qytetaret rrethojne Kryeministrine dhe Parlamentin..Te nesermen Covid19 nuk infekton me..qytetaret qe nuk binden se mund te ndodhe ashtu, le ta provojne te ngrihen kunder pushtetit te Rames dhe do ta shohin se virusi do zhduket me urdher!!
KJO MASE NUK NDIHMON ASGJE ESHTE ZERO
GJITHE DITEN LODROJNE KUDO DHE NE MBREMJE MBYLLENI NE SHTEPI. ???♀️
VETEM MBYLLJA TOTALE PER 40 DITE DO TE NDIHMONTE. NUK KA PER TE VDEKUR ASNJE BIZNES, PER NJE KOHE KAQ TE SHKURTER.
AUSTRIA ESHTE MBYLLUR NGA DT. 3 NENDOR DHE DERI SOT.