Infektohet me COVID ministri Niko Peleshi: Kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë

9 Shkurt 2021, 15:53Sociale TEMA

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është infektuar me COVID-19.

Lajmin e ka bërë vetë me dije Peleshi i cili shkruan se më gjithë kujdesin që ka treguar, dje ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu ai shprehet se fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe se është karantinuar në banesë.

‘Me gjithë kujdesin e treguar gjatë gjithë ketyre muajve, dje pas testit rezultova pozitiv me COVID-19.

Fatmirësisht kam simptoma të lehta dhe jam karantinuar në banesë nga ku po ushtroj në distancë detyrat.

Kohëzgjatja e pandemisë na i bën të vështirë përqendrimin e përditshëm kundrejt masave, por duhet të bëjmë durim edhe pak.’- shkruan Peleshi.

(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje