Pandemia, kreu i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi: Duhet të përforcohen kufizimet, për të paktën 2 javë

9 Shkurt 2021, 11:37Sociale TEMA

Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ka propozuar që Shqipëria të shtrëngojë masat kufizuese për të paktën 2 javë.

Gjinushi deklaroi gjatë konferencës në Kuvend ”Pandemia dhe rimëkëmbja-strategjitë e përballjes dhe pritshmëritë e zhvillimit” se Shqipëria për të përshpejtuar uljen e kurbës, që tashmë ka nisur në vendet e tjera, i duhet të paktën një periudhë 2 javore me kufizime.

Nga ana tjetër ai thotë se Shqipëria aktualisht ka masa më të buta se në Europë.

“Vdekshmëria te ne nga dhjetori në 1%, kurba e përhapjes ka formën e një vargmali me 2 majë, në nëntor.

Në të gjitha vendet ka nisur zbritja, ne sot ndodhemi ende në majë dhe presim fillimin e uljes nga vala e dytë.

Kjo sepse zbatohen masa më të buta se në Evropë. Për të përshpejtuar uljen duhet të përforcojmë kufizimet për së paku një fazë 2 javore.  Përballimi në pandemi në sa më pak dëme në ekonomi”, tha Gjinushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje