Masat kundër Covid, Kapshtica do që qëndrojë e mbyllur të paktën deri në 22 shkurt

9 Shkurt 2021, 10:00Sociale TEMA

Autoritetet greke kanë vendosur që pika kufitare e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në 22 shkurt. Ky vendim i palës greke vjen për shkak të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19.

Për këtë vendim sot është informuar dhe pala shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë.

Deri në 22 shkurt dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë.  Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje