"Pas këtij rasti bluzat e bardha të ulin kokën"! Shpërthen Skënder Brataj ndaj mjekes së PD: S’jam dakord! Unë s’e barazoj veten me Tiren

8 Shkurt 2021, 21:53Sociale TEMA

Një prej temave të diskutuara ditën e sotme në “Open” ishte edhe skandali në spitalin “Shefqet Ndroqi” i lidhur me mashtrimin dhe zhvatjen e personave me COVID dhe familjarëve të tyre është thelluar.

Çështja “Tire” nuk ka mbetur vetëm me emrin e saj, por pas hetimeve prokuroria ka zbuluar edhe staf tjetër mjekësor tek “Shefqet Ndroqi” që ka lidhje me ngjarjen në fjalë, ku u morën 8 milionë lekë të vjetra vajzës së një ish-pacienteje me Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë.

Mendohet se edhe mos-trajtimi apo keq-trajtimi i saj ka ndikuar. Në “Open” ekspertja e shëndetësisë pranë PD, Liljana Ramasaçi ka bërë thirrje që të gjitha bluzat e bardha duhet të ndihen fajtore dhe të ulin kokën pas këtij rasti të turpshëm.

Nuk ka qenë i të njejtit mendim Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Ramasaçi: Çështja nuk është kaq e thjeshtë sa e paraqisni ju zotri. Ky është një rast jo i veçuar, ëhstë skandaloz dhe është në masë. Unë mendoj që pas këtij rasti bluzat e bardha duhet të ulin kokat dhe ia keni ngritur shumë dhe kanë marrë hov.

Brataj: Jooo çfarë thua?!

Ramasaçi: Po po…

Brataj: Jo si mund ta thoni këtë? Nuk mund të përlyhen për një rast të gjitha bluzat e bardha. Unë s’e barazoj veten time me Tiren, çfarë thoni ju?!

Ramasaçi: Po, përpara këtij rasti bluzat e bardha duhet të ndihen në faj dhe me përgjegjësi, të ulin kokën!

Kapisyzi: Jo jo…

Liljana Ramasaco: Këtu bëhet fjalë për një sistem të gjithin, një sistem i shkatërruar, i centralizuar që çoi dhe personelin shëndetësor në këtë ditë. Këtu ka skaner dhe rezonancë ndërkohë që në “Shefqet Ndroqi” nuk punon skaneri.

Dr. Kapisyzi: Po ka 10 ditë, sepse është prishur, ka një difekt teknik. Para fenomenit ndjehen të tronditur por jo me kokën poshtë.

Dr. Brataj: Është një sistem që është centralizuar, është një përgjigje dhe qeveria shqiptare ka bërë ndaj kësaj pandemia, sepse është një emergjencë shëndetësore.

Dr. Kapisyzi. Po është, sistemi shëndetësor dhe drejtimi është i tillë si ai kapiteni i cili, të gjithë forcat i ka vendosur të shpëtojë njerëzit në anije. Një 2 marinar mund ti kenë shpëtuar, por nuk mund të justifikojë dënimin e tyre dhe është i dënueshëm, ky veprim është korruptiv.

Liljana Ramasaco: Pse shkuan këto ngjarje në këto pikë.

Dr. Kapisyzi: Shfrytëzuan pandeminë që shkakton shumë pika të dobëta.E gjithë bota vërtetoi se shërbimi shëndetësore para kësaj pandemie dështoi.

10 komente në ““Pas këtij rasti bluzat e bardha të ulin kokën”! Shpërthen Skënder Brataj ndaj mjekes së PD: S’jam dakord! Unë s’e barazoj veten me Tiren”

  1. Din says:

    Kjo kurva e pd ku ka punua e se dine kjo qelbesira se spitalet qelbeshin ne kohen e shpellakut dhe ishin kthyer ne pijetore e nevojtore te shpellakve

  2. Niku says:

    Ca debile femer kjo. Pse shkuan ngjarjet ne kete pike thote. Pse mi rrocke, hera e pare eshte qe njerezit shfrytezojne situata per te vjedhur? Ne SHBA ndodh sa here qe ka fatkeqesi natyrore, hapin robte gjasme fonde humanitare e kerkojne ndihma, apo postojne foto ne facebook te femijeve qe gjasme po vuajne e kerkojne para. Kudo ka nga keta, mos i fut ne nje thes. Dhe po do ta nisesh muhabetin me shkaterrimin e sistemit shendetesor, filloje qe nga i pari, kush e beri mjekesine ne Shqiperi te tille, kush lejoi mjeket per 30 vjet te behen gjobevenes e te perdorin jete njerezish si cip kazinoje?

  3. Mani says:

    Sistemi i shendesise sistemi politikanve dhe sistemi i tatimeve doganave sistemi i pronave dhe legalizimeve dhe ne menyre se si njerzit punsohen ne sektoret e ndryshem te shteti Jane nje ??? si ai i drejtsise duhet shembur kemi 30 vitet te njeti hajdute qe e Kane ber shqiprine leshe e li siq e Ben Turqit e ??? dhe Enver Hoxha per 550 vet

  4. Futja kot says:

    E ndoqa emisionin banal te Eni Vasili ku flitet pa arsye dhe pa kulture. Ndjek nje emision dhe nuk kupton gje, vetem sherre. Tipike ish te folurit e nje nevriku ne scype qe nuk dinte cfare thote. Rasti Tirja eshte rast bastard, ku familjaret ne vend te ndjekin rrugen institucionale bejne korrupsion ne dem te te semurit. Familjaret kane mundesine te flasin perdite ne telefon me mjekun dhe nuk i ankohen mjekut po merren me nje injorante. Ketu familjari eshte bashkfajtor. Pastaj ngrihet politika dhe perdor rastin per interesat e saj.

  5. Iliri82 says:

    Ti Skender, je me keq se Tirja.

    Tirja eshte nje debile e cila eshte pjelle e ketij sistemi. Njerezit gabimisht merren me Tire fakiren dhe disa infermiere mjerane.

    Ne fakt, peshku eshte qelbur nga koka. Mjeksia falas ishte mashtrimi i dyte me i madh nga kjo qeveri, pas takses se ndershme qe propagandoj lartmadheria para 8 vitesh ku na genjeu dhe i dhame voten

  6. Doc says:

    Ka mjek qe kan dhene jeten perballe ksaj semundje, e shume te tjer Jane infektuar, ne sherbim te njerezve. Tirja e Co duhet te Marrin denimin maksimal, por mundimi,sakrifica dhe jeta e dhene ne sherbim te te semureve nuk mund humbase nga veprimet e disa individeve. Per sistemin apo flasim, eshte i korruptuar, por ky korrupsion fillon qe nga familjaret e perfundon te drejtorat.

  7. Trotski says:

    Te gjithe fajin e ka Moderatorja Eni Vasili.Nuk thirren ne Emision tipa te ndyre si Mertiri dhe ajo Doktorleshja e PD.Tipa qe ngjallin Neveri dhe Krupe.Ne vend qe te kete mirekuptim dhe solidarizim ndaj te keqes Pandemike ,vijne e tjerin ca gjera te shemtuara per te Pshurur te gjithe perpjekjet per perballimin e Pandemise.Eshte TURP per TCH, qe mban nje gazetare te rendomte si Eni Vasili ,pa pike inteligjence dhe e çoroditur.

  8. Bishti qenit. says:

    Klasa jone intelektuale ka deshtuar qekur te gjykon PDi-stja qe shkaterruan sistemin shendetesor. . Pse nuk ja kerkon vetes dhe shokeve te tu moj grua . Ishit ne pushtet per 8 vjete cfare bete me spitalet, me sistemin mjekesor, me stafin me edukimin, asgje. Ti dhe partija jote pate vetem ku te xhvatnit. I ke pare spitalet si kane ndryshuar, i ke pare si i late ju kriminelet e PD-se.Ju e institucionalizuat korrupsionin ,vjedhjen,mashtrimin ne mjeksi. Kujt i kerkon hesap ti moj.I kishit kthyer spitalet si Kandaharin e bombarduar. Shiko spitalet e reja qe po ndertohen ne gjithe vendin, shiko qendrat mjekesore kudo ne vend ,mjetet moderne, rrogat qe jane rritur,dhe gjithcka qe po ndryshon. Tirja eshte nje skandal njerezor qe duhet treguar vendi dhe duhet futur ne burg. Mos i shaj mjeket mos i fut te gjithe ne nje thes. Jane keta mjeke te mrekullushem qe jane ne balle te luftes me pandemine mjeket tane te mbajne koken lart e te jene te nderuar. Druj te shtrember ka kudo ne bote por ne te gjithe duhet te luftojme ti qerojme nga sistemi mjeksor. Turp te kesh moj zuzare qe i fut te gjithe ne nje thes kur nuk ke bere asgje per vete.Cfare ke bere mund te na thuash ??????Nje zero te madhe pra nuk ke asnje te drejte morale te lendosh ekipin mjeksor te mrekullueshem qe kane treguar nje profesionalizem te madh ne kete kohe teper te veshtire.Po bishti qenit i tille do mbetet deri ne fund.

  9. Haxhi Qamili says:

    Këta servilat, janë, thjesht të pështirë! Si një gjë e neveritëshme, që të vijnë përzierie.
    Po kaq shumë bythëlëpirsa, ka kjo Shqipëri e vogël?
    Të gjithëve këtyre, ju duket, se në çdo kritikë, po ju përgojojnë qeverrinë dhe pushtetin.
    Qyrramanë të dashur! Pa thoni një herë, çfarë po merrni në këmbim të atyre “heroizmave tuaja”, për të mbrojtur korrupsionin dhe degradimin në çdo detaj, të atij vendi?
    Shkoni provojeni dhe ju, atje te “Shefqeti”, e shikojeni vetë se çfarë do ju bëjnë shokët e shoqet e Tirkës?
    Më falni! Sa për ta ditur, unë kam këtu e 30 vjet që i ndjek gjërat nga larg. Por më vjen keq për njerzit, dhe vëndin ku jam lindur e rritur, prandaj, nuk më rrihet pa thënë diçka.
    E di se sharien e keni në majë të gjuhës, ju mbrojtësit e “së keqes”. S’ka gjë! Mund të shkruani ç’farë të doni!
    Të gjitha të kqiat, përsëri, ju do ti “shijoni”!

  10. Tomor says:

    Duhet të japin doreheqje dretuesit e ministrisë së shëndetësis .dorheqje e drejtuesëve të spitali SHefqet Ndroqi. Atëherë zbulohet e vërttometa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje