Studimi i ri: Antitrupat zgjasin 2 muaj

8 Shkurt 2021, 17:33Sociale TEMA

Antitrupat e zhvilluar nga infektimi me COVID-19 zgjasin rreth 2 muaj për personat që kalojnë një infeksion të moderuar dhe jo në faza të rënda. Në këtë përfundim arrin një studim i publikuar në revistën shkencore Nature nga një grup shkencëtarësh francezë në fushën e mjekësisë në bashkëpunim me Universitetit të Sorbonës në Paris.

Ata arritën në këtë përfundim pasi mbajtën nën mbikqyrje mjekët dhe infermierët e spitaleve, që kurojnë pacientë me koronavirus. Studimi konstaton se anti-trupat IgA, përgjegjëse për krijimin e mbrojtjes së hershme nga infeksioni, nisin të krijohen nga 2 deri në 4 javë pas shenjave të para.

Këto antitrupa nisin të zhduken më shpejt se kategoritë e tjera dhe zgjasin jo më shumë se 2 muaj. Ndërsa anti-trupat IgG që konsiderohen edhe si mbrojtësit më afatgjatë, nisin të zhduken pas 2 deri në 3 muajsh nga shfaqja e simptomave të para të infeksionit me koronavirus.

Për kohëzgjatjen e anti-trupave janë kryer disa studime në vende të ndryshme të botës. Në disa studime në Britaninë e Madhe dhe Australi janë konstatuar edhe antitrupa që zgjasin deri në 6 muaj, por ato krijohen kryesisht tek pacientët që kalojnë infeksione të rënda.

1 komente në “Studimi i ri: Antitrupat zgjasin 2 muaj”

  1. Kaonia says:

    Kam lexuar mbi 100 lajme sa zgjatin antitrupat dhe per c do here nga nke versio qe fillon nga 9 muaj e tani e katandisen ne 2 .Ke te besojme se marroset miletin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje