Mjeku Genc Sulçebe: Pse rastet me koronavirus po rriten frikshëm në Shqipëri! Ja muaji kur pritet të arrihet imuniteti i tufës në Tiranë

8 Shkurt 2021, 08:45Sociale TEMA

Imunologu Genc Sulçebe u shpreh mëngjesin e sotëm se rritja e rasteve të reja me Covid-19 ka ndodhur për shkak të disa faktorëve, që nisin me kushtet e motit, ulja e temperaturave, mosmbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, apo edhe grumbullimet.

“Lidhur me atë që quhet imuniteti i tufës, Sulçebe tha sipas përllogaritjeve të përafërta, në Tiranë ritmi i shpërndarjes së virusit është 5-6 % në muaj dhe sipas përllogaritjeve tona 40 % e qytetarëve e kanë kaluar, atëherë në fund të qershorit duhet ta kemi arritur imunitetin e tufës të paktën në qytetin e Tiranës.

Sot jemi në kushtet kur njerëzit rrinë më shumë brenda se sa jashtë. Mos harroni se për shkak të temperaturave nuk mund të bëhet as ajrosja e ambienteve të brendshme, ashtu siç mund të bëhej gjatë muajve të ngrohtë. Janë edhe festat apo grumbullimet e ndryshme në salla apo zyra, ku mbajtja e maskave është e domosdoshme.

Në bazë të studimit që kemi bërë, nëse në fund të qershorit ishim 7 % në fund të dhjetorit ne shkuam 45 %, pra me një rritje 5-6 % në muaj. Me këto ritme ne mund të shkojmë në mbi 70 % në muaj. Këtu nuk llogarisim vaksinat”, tha Sulçebe.

Sipas tij, në rang vendi jemi shumë larg imunitetit të tufës, pasi jemi në 20-25 %. “Ka të bëjë dendësia e popullsisë. Në Tiranë ka një dendësi të madhe dhe ka një përhapje të madhe të virusit”, tha imunologu Sulçebe për ABC News.

13 komente në “Mjeku Genc Sulçebe: Pse rastet me koronavirus po rriten frikshëm në Shqipëri! Ja muaji kur pritet të arrihet imuniteti i tufës në Tiranë”

  1. Futja kot says:

    Ti thote dikush profesorit-akademik se nuk ekziston as ne teori dhe as ne praktike imunizimi i tufes duke u infektu.

    1. Celo Mezani says:

      Ky Genci kishte shume emer si doktor me pare, Nuk e di se si a ke bere kete emer fallco, por nuk eshte i vetem (shembulli me perfaqesues eshte Mentor Petrela qe arrin deri ne nivel kriminal paaftesie dhe papergjegjshemerie).
      Por gjate pandemise u ekspozua shume ne media dhe e mesuam fytyren e tij e te vertete.
      Nje pseudo shkenctar dhe nje doktor klloun i vertete.

  2. Bobi says:

    Popo si i gjen te gjitha ky.Hajde Akademi Shkencash hajde. Njehere tha se.kishte arrit mbi 500 000 infektivi ne TR dhe rreth 50% ne rang shteti sot del me te tjera shifra. Me cfare e mati ky mer daje
    Me kujton nje Dr Shkencash qe kishte mbrojtur dokt. per lojrat e fatit kur 85-90% e tyre ishin informale dhe kishte llogaritur fitimet
    Sot cdo statistike tek ne nuk eshte e sakte sepse jemi kudo informale o hajdar.
    Tani e kuptoj sh mire pse kemi bere hapa pas ne arsim e shkence. Krahaso te nderuarit e Akademise ne kohen e Aleks Budes me keta te sotmit apo te djeshmit po deshet

  3. pjeter says:

    Imunollog? Mahh,po variantet e fundit e nerr oarasysh ky? Po Suedine e merr parasysh ky? Po Brazilin e nerr parasysh ky,saktedisht Manhaus? E di ky ae ne ate vend po infektihen njeres ne mase,dhe qe e kane kskuar nje here covidin me variantet precedente.Si mund te quash studim kete te ketij qe me nje lehtesi gati ofenduese i i titullojme IMUNOLLOGE? Tirana sipas ketij ne Qershor arrin 70% ? Sa banues ka realisht Tirana? Sa realish e frekuentojne Tiranen,dge qe nga vije keta?Ne nje moment kur ne Shqiperi,ka shume qs skoma nuk bedojne se ky rdhte nje virus vdekje prures,we njerzit jane te oa disiplinuar,dhe mos respektues te rregullave baze kunder kesaj pandemie,del ky e ben deklarata te tilla disinformuese,dhe me tendence te demeshme per mentalitetin shqiptar.Percmendim tim,te vetmin shanc qe kemi eshte,te mbajme maske,distance,higjene,dhe te vajsinohemi sa me shpejt,jo ,deri ne qershor dhe ja hodhen tiransit,sepse sipas ketij “imunollogut “do kene iuniteti e kopese.

    1. sadik says:

      Shkruaj mire ,o pjeter, si flet e shkruan ti nuk te beson kush ! Akoma s’ke dale nga shpella ti ?

      1. pjeter says:

        Me ke degjuar ti si flas une o Sadik trimi? Nuk e kam problem te pranoj ,qe nga irritimi i ketij artikulli,nuk kontrollova fare,dhe me doli komenti si i shkrur me kembe.Te me paragjykosh meckaq lehtesi,tregon injorancen tende Sadik!!! Per temen e ketij artikulli,ke ndo nje mendim o Sadik?

  4. qytetar says:

    …. PER CFARE LLOJ TUFE ESHTE FJALA ?????????????

  5. Selaudin Mali says:

    Nuk eshte mjeku Genc Sulcebe, eshte Prof.Dr Genc Sulcebe, Anetar i Akademise se Shkencave,imunollog, specializuar ne France-5vjet per keto pune, personi me adap qe mund te keshillohemi, fjalepak dhe pune shume. Degjojeni me vemendje ! Eshte i vetmi qe perciell optimizem shkencor ne trajtimin e ketij problemevi !

    1. Celo Mezani says:

      I nderuar Selaudin. Tashme fale Covidit e dime shume mire kush eshte ky Genci. Nese eshte i biri apo nipi i doktor Hamdi Sulcebe te famshem, atehere eshte druri i shtrember i familjes. Anetar i klubit famoz te Prof. Dr. fallco ku bejne pjese edhe ekselenca si Vehbi Alimucaj, Sali Berisha apo i ndjeri ish-drejtues i Akademise Gudar Beqiraj. por edhe doktora me shumice qe turperojne bluzen e mjekut.

  6. Jugu says:

    Imuniteti i tufes arrihet vetem kurre vaksinohet 80-90 e popullates te gjitha te tjerat jane fjale te mjera. Suedia e ka paguar rende me prirjet e mendimeve kapitaliste per fitim dhe tregti . Vaksinimi jo fjale kot per mediat.

    1. pjeter says:

      Madje me vaksina te riformuluara,se keto qe jane deri tani,nuk kane aftesine te te mbrojne nga infektimi i varianteve td reja te virusit.Per c’fare imunitet te tufes flet prof.Dr.Sulcebe i shkolluar ne France?Zyrtarisht Profesiri ,dhe akademiku i shkencave,pergenjeshtrohet pa mbaruar akoma se shpjeguar studimin e tij mbi imunitetin e tufes,dy raste te reja infektimi,nga persona qe e kane kaluar civid- 19 para 6 muaj.Eshte ne gjendje prifesori te siguroje Tiransit e 70 % te imunizuar se mbas qershirit nuk infektohen perseri me nje variant tjeter te modifikuar gjenetikisht?Nuk eshte mjaftueshem te kesh studiouar ne France,te jesh akademik shkencash sot ne shqiperi,te jesh i besushem,duhet edhe te thuash ndonje gje te pershtateshme,dhe llogjike per Shqiperine.

  7. CDC says:

    Ky palla na doli me zgjuar se Dr Anthony Fauci, Professor Chris Whitling etj (epidemiologe qe kane shkruajtur libra mbi virologjine dhe bazohet epidemiologjia boterore https://www.amazon.com/Books-Anthony-S-Fauci/s?rh=n%3A283155%2Cp_27%3AAnthony+S.+Fauci . Nuk thote me paguan qeveria shqiptare te flas kodra mbas bregut se e dhjene strategjine e pandemise se po bejne fushate.

    Sipas studimeve immuniteti nga semundja zgjat 3 muaj ndersa nga vaksinat 9-12 muaj. Shqiperia asnje maske per ndalimin e perhapjes, asnje perpjekje per vaksinimin dhe mjeket qe vjedhin xhepat e qytetareve ne spital.

  8. miku nga skrapari says:

    Ky doktori Akademik ,para nje muaji tha “Tirana ka mbritur 40% imunitetin e TUFES me keto shifra alarmante qe po shihim nuk eshte aritur as imuniteti i TUFEZAVE ,si nuk i vjen zor del edhe flet nbroçkulla Ik or Genc veri kujdes laboratorit privat dhe klinikes qe ke te shtepia .Ky eshte tipiku i asaj qe thote ER “kap ça te kapesh ,ne keto kohe te veshtira po i rrjep fukarenjte.Rast tipik i “shkerdhatokracise” se REilindjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje