VIDEO/ Të gjithë bashkë do t'ia dalim!

7 Shkurt 2021, 17:43Sociale TEMA

Nga Dr. Elona Cekani

Sot jemi mbi 6000 mjekë, infermierë, farmacistë, kërkues, specialistë të shëndetit publik që operojnë kudo nëpër botë dhe në trevat shqiptare.

Ideja fillestare ishte e Dr. Rubjona Xhanit, neurologe, Milano – Itali dhe mjekëve themelues, Dr. Arvena Hila, reumatologe e Dr. Arjola Ustalli, pneumologe nga Italia, Dr. Vjosana Gosnishti, gjinekologe nga Gjermania, Dr. Erjon Panajoti, reanimator anestezist, Dr. Ilir Halili, pneumolog nga Shqipëria, u bashkuan gradualish Dr. PhD. Eni Dragoj, kardioreanimatore – anesteziste nga Italia, Dr. Drilon Cupi, urgjentist-kardiolog e Dr. Xhulieta Treska, neurologe nga Gjermania, Dr. Roland Jovani, pneumolog nga Franca, Dr. Indrit Seferi, specialist i shëndetit publik nga Shqipëria.
Gradualisht na u bashkuan mjekë nga të gjitha vendet e botës, secili me eksperiencën që po fitonin çdo ditë u impenjuan të merrnin më të mirën nga shkenca dinamike që po zhvillohej me shpejtësi e ta shpërndanin informacionin në kohë reale duke u shndërruar gradualisht në një mbështetje kryesore e pikë referimi për kolegët në Shqipëri. Sipërmarrja, në dukje utopike në hapat e parë, shumë shpejt u shndërrua në grupimin më të madh virtual të mjekëve shqiptarë nëpër botë që ofron informacione dhe ndihmë për këdo që e kërkon, por edhe merrim nga njëri – tjetri duke u pasuruar profesionalisht dhe humanisht.

Në fillim shumë prej nesh ishim të adaptuar me realitetet ku operojmë sot jashtë vendit e nuk i kuptonin vështirësitë e kolegëve që përballen përditë me probleme edhe jo mjeksore, jashtë kompetencave të tyre profesionale. Të gjithë ishim dëshmitarë të sfidave që kemi hasur që nga fillimi e vazhdojmë edhe sot. Ajo që ndoshta nuk e prisnim ishte përballja me probleme jo-Covid, probleme të krijuara nga mungesa e informacionit në territorin shqiptar, nga informaliteti, nga mungesa e organeve kontrolluese/drejtuese funksionale, nga mungesa e infrastrukturës për të ushtruar me dinjitet e profesionalizëm detyrën tonë fisnike.

Fillimisht u përpoqëm të perqaseshim sa më butësisht ndaj problemeve politiko-shendetësore, si të pandashme në realitetin tonë të vogël shqiptar për fat të keq.

Sot jemi koshientë që misioni ynë vazhdon të perçohet në spektër të gjerë, furnizon me dije e praktika, por edhe implementohet shpesh herë. Konstatojmë me kënaqësi që kolegët tanë korrigjojnë njëri – tjetrin në mënyrë konstruktive, edukojnë, formojnë njëri – tjetrin dhe luftojnë jo vetëm me Covid-19, por gjithçka tjetër jo-Covid, kryesisht të natyrës infrastrukturore, menaxheriale e organizative.

Në këtë pandemi kërkonim më shumë armë, kërkonim atë që më shumë përpjekje profesionale, na saje të investimeve të jashtëzakonshme botërore mbërriti më në fund, vaksina anti-Covid.

Për fatin tonë të mirë kjo armë erdhi, po për fatin tonë të keq akoma jo e aksesueshme nga të gjithë. Megjithatë jemi besimplotë që shumë shpejt do ofrohet edhe në vendin tonë, sepse fitorja mbi pandeminë vjen vetëm me perqasje globale ndaj problemit, ku Shqipëria s’ka pse të mos jetë pjesë. Përballë numërave gjithmonë në rritje të jetëve të humbura, personelit shendetësor të ezauruar, infrastrukturës së tejmbushur dhe konsumuar, vaksina është zgjidhja e vetme për të mbërritur imunitetin e shumëdëshiruar dhe për t’ju rikthyer normalitetit tonë.

Në kuadër të kësaj nisme ideuam një spot promovues për vaksinimin, me qëllim që jo vetëm të jemi shembulli i parë për të gjithë skeptikët, por të luftojmë informalitetin dhe mungesën e informacionit në popull, për fat të keq shpesh herë edhe mes nesh. Iniciativës sonë iu bashkuan disa personazhe fort të dashura, për publikun si z. Ndriçim Xhepa, z. Alban Skenderaj, parodistët e Vlorës z. Agron Hamo, z. Afrim Agalliu, Znj. Blerina Bombaj dhe profesori italian që prej vitesh lufton fenomenin no-Vax në Itali, virologu Roberto Burioni.

Të gjithë bashkë ne mundemi!

onkologe – Zvicër*

1 komente në “VIDEO/ Të gjithë bashkë do t’ia dalim!”

  1. Luzati says:

    Ky grup virtual mjekesh ka bere nje kontrubut te madh ne perballjen me COV 19 ne kohen kur shume struktura shteterore nuk ju njihej targa, keta mjeke te mrekullueshem me keshillat e tyre me Webinaret aq profesional kane lene nje gjurme te thelle tek cdo pjesemares i ketij Forumi mjaft respektu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje