Rritja e rasteve me Covid, Rama kritikon takimet elektorale: E papranueshme mbledhja e partive me më shumë persona

8 Shkurt 2021, 11:39Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në një konferencë për media së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirlu kanë folur për situatën e pandemisë në vend.

Rama është shprehur se kohët e fundit qytetarët nuk po zbatojnë rregullat dhe kjo ka ndikuar në rritjen e rasteve me Covid.

Ai ka kritikuar edhe partitë që mblidhen nëpër salla me më shumë persona sesa lejohet për shkak të pandemisë, duke përfshirë edhe të vetët.

“Masat që janë në fuqi janë masa të cilat në këndvështrim funksionojnë por që të funksionojnë si duhet duhen zbatuar. Qasja e autoritetëve dhe që janë përgjegjëse ka qenë një qasje më shumë sensibilizuese dhe mirëkuptuese sesa represive.

Mirëpo, nga cfarë konstatohet në javët e fundit vihet re një rënie e angazhimit të qytarëve nga vendosja e maskës, kudo jashtë shtëpisë duke vazhduar me zbatimin e rregullave të vendoura për njësitë tregtare dhe natyrish edhe me ato aksese të patolerueshme në lokale apo edhe qoftë nga politikanët dhe këtu me politikatë do ta bëj të qartë se nuk kam parasysh vetëm politikanët që iu përkasin partive të tjera por edhe ata që i përkasin partisë timë, të cilët shkelin rregullar duke u mbledhu me më shumë sesa personat e përcaktuar nga komiteti tekinik.

Kjo është e papërgjeshme dhe e pajustifikueshme. Të gjitha bëjnë në tërësi atë që nuk duket si një front i bashkuar i papërgjegjësisë komunitare. Ne luftën kundër Covidid,” tha Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje