VIDEO/ Rama në shtëpinë e rindërtuar, kritikon djalin që s’mëson: Do ta paguash atë dhomën me 10-ta, ose do përfundosh në kasolle

9 Shkurt 2021, 08:52Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, ministri Arben Ahmetaj dhe kryebashkiakun Erion Veliaj mëngjesin e sotëm ishin të pranishëm në një nga banesat e rindërtuara pas tërmetit tragjik në Ndroq.

Kreu i Qeverisë bshkëbisedoi me familjarët, ndërsa ishte kryefamiljara ajo që e falenderonte vazhdimisht.

Rama ka ndarë dhurata edhe me dy fëmijët e familjes, teksa u dha dhuratat ai i pyte se çfarë notash kishte.

Vajza tha se i kishte të gjitha 10-ta, ndërsa djali tha se nuk i kishte të gjitha 10-ta.

Rama i është drejtuar të voglit duke thënë se duhet tua shpërblejë famijes me nota të mira, por jo vetëm familjes, por edhe për shtëpinë e re.

“Çdo tullë duhet ta paguash me 10-ta” u shpreh Rama, teksa i tha se nëse nuk i përmirëson notat dhomën e tij do ta marrë motra, ndërsa ai do përfundojë në kasolle.

‘Atë dhomën atje që ke atje më vete, do ta paguash per cdo tullë nga një 10-të, përndryshe do rrish në kasolle, do ta marri motra’– i tha Rama.

2 komente në “VIDEO/ Rama në shtëpinë e rindërtuar, kritikon djalin që s’mëson: Do ta paguash atë dhomën me 10-ta, ose do përfundosh në kasolle”

  1. Tr says:

    Edhe qe te e lagjes nuk pushuan se lehuri, ishin shume te gezuar per gjithe keto ndryshme qe po ben QEVERIA Rama.

  2. Tuk Tuk says:

    Xhaxhi Enver xhaxhi Enver i ke Duart me sheqer ,,,po lere femijen o Gebels ,,,mos harro se votat do I marresh se nuk duam Pd dhe Lsi ,po me femijet mos u ben si monster qesh e ngjesh….Shiko fut ndonje ne burg se vetem 4 infermiere ke burgosur dhe mafiozet bredhin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje