Drejtori i kabinetit të Metës akuzon Ramën: Me shfaqjet bufatorike represive policore, keni hutuar e futur në panik njerëzit

10 Shkurt 2021, 14:36Politika TEMA

Shefi i kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti, ka ngritur shetqësimin lidhur me situatën konfuze sa i përket pandemisë nga Covid-19.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ ai shkruan se “nuk ka protokoll, nuk ka transparencë dhe për rrjedhojë ka abuzim”.

Ai shprehet se duhet të shpërndahen fletushka me udhëzime më çdo shtëpi që qytetarët të dinë se çfarë duhet të përdorin kur janë

Postimi i plotë i Panaritit:

Shfaqjet butaforike represive policore gjoja anti covid pa kuptim nuk pijnë më ujë!

Infeksioni ka marrë dhenë dhe ndodhet thuajse në çdo familje.

Prandaj në vend të “shoë” forcës nxitoni të ndihmoni dhe sqaroni njerëzit e infektuar si duhet të veprojnë, ku duhet të drejtohen, çfarë duhet të përdorin në fillim të shënjave të covid , por edhe më pas nëse situata nuk përmirësohet?

Si duhet të veprojnë diabetikët?

Si duhet të veprojnë të sëmurët me koronare dhe kardiopatët?

E kështu me radhë.

Si duhet të veprojnë gratë shtatzëna?

Si duhet të veprojnë gratë me fëmijë në gji?

Pra shpërndani fletushka me udhëzime më çdo shtëpi, konsultore dhe ambulancë..

Njerëzit janë të hutuar, janë në panik nuk dinë çfarë të përdorin dhe mos të përdorin.. Sepse ka konfuzion, nuk ka protokoll, nuk ka transparencë dhe për rrjedhojë ka abuzim.

Dikush të thotë merr këtë, tjetri merr atë, tjetri mos merr asnjërën..

Sepse nuk ka një orientim, nuk ka një protokoll, nuk ka një plan dhe nuk ka një vijë, prandaj nuk kemi asgjë në vijë.

5 komente në “Drejtori i kabinetit të Metës akuzon Ramën: Me shfaqjet bufatorike represive policore, keni hutuar e futur në panik njerëzit”

  1. Shaqo says:

    Uau nallbani i Metes. Ik ore ne fshat se kane ngelur kuajt pa patkonj.
    Mbaro me fshatin tend pastaj hidh syte nga Cepani, se ka edhe andaj kuaj e gomere pa mbathur.

  2. Teuta says:

    Po kokepalaret si duhet te veprojne,o zoti Panariti ? Pa pyte zotin president. Si na do me 25 prill me koken e palare,apo te lare ?

  3. Din says:

    Po ku doli ky lesh panariti like vetrinari se ashte ne pergjimet e mafie bashke me ate kull leshin tjeter

  4. Texas says:

    Paniku te ka hyr ty me shoke jo njerezve .Ankohu te Baftiari ta lehtesoj me raki Skrapari

  5. eleni says:

    z. Panariti shikoni mos keni ndonj gomar aty ne presidence me covid dhe jepni rekomandimet tuaja te vyera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje