Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë “arrest me burg” për infermieren e spitalit Infektiv Ronida Hysi, e cila është arrestuara disa ditë më parë nga Policia e kryeqytetit sepse i ka vjedhur një sasi të caktuar parash, një pacienti që humbi jetën nga Covid-19.
Bëhet me dije se Gjykata ka vendosur masën “arrest shtëpie”, për shkak se ajo ka një fëmijë të mitur, dhe është parë si arsye për të lehtësuar masën.
30 vjeçarja me banim në Durrës u arrestua pasi, në bazë të pamjeve filmike rezulton si autorja e vjedhjes së një shume parash në portofolin e shtetasit K. D., i cili ka qenë i shtruar në spitalin infektiv, ku ka ndërruar jetë nga COVID-19.
Kallëzimi është bërë disa ditë më parë nga djali i të ndjerit, shtetasi F. D., 25 vjeç, i cili ka deklaruar se nga llogaria bankare e të atit ishte tërhequr shuma 60.000 lekë.
Në bazë të provave filmike ka rezultuar se edhe shuma e parave është tërhequr nga shtetasja Roniada Hysa, infermiere në spitalin infektiv, e cila ka pranuar autorësinë e ngjarjes.
Ronida Hysa, fillimisht e ka nisur karrierën në spitalin e Durrësit dhe më pas është transferuar në Tiranë.
Me vjen per te vjelle o Zot o Zot. Ku ka arrit njeriu i Zotit pupupupupuppuu ?????????
Ia vodhi nga portofoli, apo ia mori nga llogaria bankare?? Ndajeni mendjen, o gazetarë llum. Ptuuu, dy llafe nuk dini të lidhni.
arrest shtepie apo arrest me burg o gazekar
Nuk eshte per tu habitur.Shqiptaret e kane Në DNA (gjak) vjedhjen.Paramendoni,Në Waterbury,Ct ,dikur ishte nji Hotel (Co-Co Key) ,Aty punonin grate shqiptare dhe burra poashtu.Atje zuren disa gra tu e vjedhur,si Dilja(Rethi I Korces),E.Shallas (Erseka) …. dhe te tjera.Siq e shihni ky fenomen ekziston gjithandej.Mos u shqetsoni,Se Vjedhja eshte zakon Te shqiptaret.
Popull per te ardh turp pz ca sdegjon jan ber te gjith si xhepista me diplom pa diplom jan kthyer ne subhuman.