Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja nga vrasja e prostitutës shqiptare Luljeta Heshta.
Ajo u vra barbarisht me thikë në Milano. Policia ka arrestuar partnerin e saj 42-vjeçarin Alfred Kipe si autorin e dyshuar të vrasjes.
Prej vitesh, 42-vjeçari kishte qenë në një lidhje dashurie me Luljeta Heshtën.
“Shqiptari ishte i papunë dhe pa makinë. Në vendin e krimit ai arriti me transport publik dhe pasi gjeti gruan në rrugë debatuan dhe më pas e qëlloi me thikë 5 herë për vdekje.
Thika akoma nuk është gjetur. Dy dëshmitarë panë skenën e krimit. Një krim i kryer me brutalitet” tha prokurori Domenico Chiaro.
Një dëshmitar i rastit që po kalonte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ka filmuar me video momentin teksa 42-vjeçari largohet i qetë nga vendi i krimit.
Por, Kipe e ka mohuar vrasjen duke thënë se është i pafajshëm.
Keq qe ka vdekur se eshte njeri por kjo ka qene jevge dhe jo Shqiptare.
Thuajeni etnine sic duhet
Center a e din cfare po klikon ne internet ,njeriu kurre vritet gjykohet per krimin qe ka marre jeten e tjetrit edhe nje kafshe nuk ke te drejte ta vrasish vetem ne qofte se te rrezikon jeten mos paraqit ne internet ide personale se paska te drejte njeriu te vrasi tjetrin nga ngjyra eshte mekate.