Me 55 kilogram kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

9 Shkurt 2021, 10:08Kronika TEMA

Një 33-vjeçar është arrestuar në Itali, pasi është kapur duke trafikuar një sasi të madhe kokaine. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije se është kapur në provincën e Varese me 55 kilogram kokainë në makinë.

Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, por në  zonën ku po lëvizte ishte ndaluar qarkullimi. Kjo ka bërë që efektivët t’i vihen pas dhe kur ata i kanë bërë shenjë që të ulte shpejtësinë dhe të ndalonte, ai ka tentuar që të arratisjes.

Policët pasi e kanë ndjekur, kanë mundur që ta kapin dhe zhvilluan një kontroll në makinën e tij. 33-vjeçarit iu gjetën tre çanta të mbushura me kokainë, e cila ishte ndarë në pako të mbështjella me ngjitës dhe kishin mbishkrimin “Coronavirus”,

Kokaina e sekuestruar peshonte 55 kilogram. Tashmë shqiptari është zyrtarisht i arrestuar dhe pritet që të dalë para gjykatës që të njihet me akuzat.

Nga ana tjetër automjeti ku ruhej droga është sekuestruar.

1 komente në “Me 55 kilogram kokainë në makinë, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali”

  1. Llastik edepsez says:

    Lerojeni urgjentisht! Ai nuk ka dashur ti ngjiste coronavirusin prandaj ka ikur! Njerez mos mirnjohes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje