U vra në mes të rrugës, kush është 43-vjeçari që i mori jetën shqiptares në Itali

8 Shkurt 2021, 18:21Kronika TEMA

Telefonata e parë që morën karabinierët ishte pak pas orës 13:00: Një burrë po ndjek një grua. Ngjarja pranë rrethrrotullimit të Binasca di Melegnano në Milano. Kur shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, gruaja ishte përtokë, e plagosur me 5 goditje thike në trup. 3 në kraharor, 2 tek këmbët.

Luljeta Heshta, 47-vjeçarja shqiptare është viktima e radhës për shkaqe xhelozie. Gruaja, sipas mediave fqinje, e dha frymën e fundit në 16:30, në sallën e operacionit të Humanitas di Rozzano, ku mjekët u përpoqën në mënyrë të dëshpëruar për ta shpëtuar nga vdekja.

Luljeta, e cila përdorte edhe emrin “Giulia”, kishte 2 jetë. Një ku jetonte me burrin dhe djalin dhe të dytën si prostitutë, po në zonën e Milanos. Për vrasjen e saj, autoritetet italiane arrestuan këtë të hënë partnerin e saj shqiptar, një 43-vjeçar me iniciale A.K. Ai ishte shoqëruar në polici ku u mor në pyetje gjatë gjithë natës, pasi autoritetet morën shumë dëshmi në vendin e ngjarjes. Luljeta jetonte me të prej 20 vjetësh.

Autori e ndoqi gruan nga pas dhe pasi e dhunoi fizikisht e goditi atë 5 herë me thikë. E gjithë ngjarja u dëshmua nga kalimtarë të shumtë. Luljeta Heshta kishte lindur në Peqin, por jetonte në Milano prej të paktën 10 vjetësh.

Dëshmitë e para për vrasësin e saj flisnin për një burrë të veshur me të zeza që pasi e goditi 47-vjeçaren u largua në këmbë. Autoritetet e gjetën në shtëpinë e viktimës, në zonën e Corvetto.

Ai mbante ende veshur rrobat që kishte pasur në momentin e krimit dhe ishte në gjendje të dehur. Fillimisht u justifikua duke thënë se kishte qenë gjatë gjithë ditës duke pirë në një lokal, por ra disa herë në kontradiktë me fjalët e tij. Nuk e pranoi krimin për të cilin akuzohet, por pranoi se kohët e fundit kishte pasur debate të shumta për shkaqe xhelozie me viktimën. Megjithatë, telekamerat, dëshmitë dhe tabulatet telefonike ishin mjaftueshëm për autoritetet që ta arrestonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje