Një 40-vjeçar mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të shtune në qytetin e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:16, në lagjen “29 Nëntori”, në afërsi të Bibliotekës të qytetit.
Viktima është 40-vjeçari Gentian Qarri. Ai po kalonte pranë Kishës Ortodokse kur u qëllua nga persona ende të paidentifikuar, të cilët dyshohet se lëviznin me një automjet.
Qarri mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua në spital, ku si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë.
Burime paraprake bëjnë gjithashtu të ditur se Qarri ka qenë i dënuar me 15 vjet burg në Itali dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në vendlindje. Ai mësohet se merrej me tregtinë e kondicionerëve.
Ndërkohë, pak kohë pas ngjarjes, autoritetet gjetën një makinë në flakë në Pyllin e Sodës, e cila dyshohet se u përket autorëve të ngjarjes. Në automjet është gjetur edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë përdorur në këtë atentat.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 11 gëzhoja.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do t’i shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Paraprakisht dy janë pistat kryesore të policisë. E para lidhet me të shkuarën e Qarrit, ndërsa tjera ajo e konflikteve që mund të ketë pasur për shkak të biznesit të tij.
Ne ka ndonje gje qe mund te kritikohet rama eshte kjo qe ndodh ne vlore.si nuk e dika ai se kush i vret gjithe keta njerez?eshte dhe deputet i zones.gjitje keta te vrare e te zhdukur keto vitet e fundit e jane i njejti grup qe i ben.tani ngaqe skane me ke vrasin nga ata we kishin probleme po merren me ata qe kane qene shok me hamit para 20 vjetesh
cpune ka rama ketu o loqe
Po pra , c´pune ka Rama. T´ja kishim dhene me mire voten sat´eme. Ja dhame gallofit me endrren se do pastronte gjykatat, drejtesine etj. Te kish bere punen dhe jo te behej me mut se Berisha me shoke, keta kriminele nuk do ishin rrugeve.