Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar pretendimet e gjykatëses Altina Xhoxhaj, për shkarkim të parregullt nga detyra pas procesit të vetingut.
Në arsyetimin e saj, Gjykata e Strasburgut thotë se në çështjen Xhoxhaj kundër Shqipërisë nuk kishte shkelje disa neneve që pretendonte gjyqtarja Xhoxhaj, si e drejta për proces të rregullt, pretendimi për parregullsi në procedura, e të tjerë.
Vendimi i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut
Me shumicë votash (6 kundër 1) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 (e drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për sa i përket pretendimit për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të vetingut,
Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 për sa i përket pretendimit për parregullsi të procedurave,
Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 për sa i përket pretendimit për mosmbajtjen e një seance publike përpara Kolegjit të Apelimit,
Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 6 § 1 për sa i përket pretendimit për shkelje të parimit të sigurisë juridike, dhe
Me shumicë votash (5 kundër 2) se nuk kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare).
Shkarkimi
Çështja shqyrtoi shkarkimin nga detyra të një gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese në vijim të procedurave të filluara ndaj saj, si pjesë e një procesi të jashtëzakonshëm për rivlerësimin e përshtatshmërisë në detyrë të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, i njohur ndryshe si procesi i vetingut.
Çështja e kërkueses u shqyrtua nga organet e vetingut, dhe Kolegji i Apelimit, pasi e mori çështjen në shqyrtim në dhomë këshillimi, la në fuqi shkarkimin e saj nga detyra.
Gjykata arriti në përfundimin se nuk kishte shkelje të nenit 6 / 1, pasi organet e vetingut kishin qenë të pavarura dhe të paanshme, procedurat kishin qenë të rregullta, shqyrtimi i ankimit të kërkueses në seancë publike nga Kolegji i Apelimit nuk kishte qenë i domosdoshëm dhe nuk ishte shkelur parimi i sigurisë juridike.
Për më tepër, Gjykata konstatoi se nuk kishte shkelje të nenit 8, pasi shkarkimi nga detyra kishte qenë proporcional dhe ndalimi i përhershëm ligjor për të rihyrë në sistemin e drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore kishte qenë në përputhje me garantimin e integritetit të detyrës së magjistratit dhe të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë.
Bravo Strasburgu!
Korrupsioni ne drejtesi eshte shkelja me e larte e te drejtave te njeriut.
Xhikja dhe Salehu te pergatiten per Reç bashke me armaten e gjykatesve dhe prokuroreve te korruptuar qe i krijuan vete per te vjedhur me shume.
Shqiperia behet!
Tani eshte radha e SPAK te veproje mbi kete moster.
Cfare plerash jane. Ne burg dhe konfiskim pasurise.
Lulzime Bisha. Shkruhet monstër jo mostër. Mbaje mend për herë tjetër, sepse janë kuptime krejt të ndryshme.
Gjyqtarët e Strasburgut janë të korruptuar. Ata nuk kanë kurs plepash dhe nuk marrin vesh nga ligjet e saliut dhe metës që janë shprehja më e lartë e juridiksionit . Shpresojmë që presidenti ti shkarkojë me dekret dhe të emrojë të tjerë që marrin vesh.
Kjo palo gjyqtare ka filluar studimet e shkolles se larte ne Fak. Gjeologji Miniera, ku punonte e nena e saj, Natasha Xhoxhaj.
Studente e dobet, pa kapacitet, ngelese, hileqare dhe e paafte si nena e saj. Po ne Shqiperi kur je i tille te shperblejne. Rektori i atehershem i UT, Nikolla Konomi, edhe Dekan i Fak. Gjeologji Miniera, per shkak te lidhjeve me Natashen, e merr Altinen ngelese dhe e transferon ne Juridik. Dhe Altina nuk u ndal ne ”karrieren” e saj, kapi majen e drejtesise shqiptare, si shumica e ushtrise bastarde te drejtesise shqiptare. Aq bastarde, hajvane dhe impotente jane sa, megjithese jane kapur me presh ne dore, kane guximin ti drejtohen Institucionit me te Larte te Drejtesise boterore duke pretenduar se u eshte bere padrejtesi.
Politikanet shqiptare te fshehur pas mantelit politik dhe ne nje resht me ta, shumica e Juristeve shqiptare, me fuqine qe u ka dhene ligji, shkateruan shtetin shqiptar dhe vonuan zhvillimin e popullit shqiptar ndoshta per gjysem shekulli.
Krimi me i madh masiv, historik dhe afatgjate qe i eshte bere ndonjehere Shqiperise.
Kjo eshtê drejtesia qe na mungon prej dekadash uroj qe spak tē nxjerre mesime.
Jane mesuar me pushtet e privilegje dmth me Para dhe nuk binden dot qe jane jashte loje tani..
Ne burg dhe tu merret gjithshka qe i kane vjedhur ketij populli fukara..
Te jetojne nje here vetem me rroga apo pensione dhe ta shikojne se si ju del per apartamente te shtrenjta, vila gjithandej, makina luksoze, udhetime ku ju qejfi etj.etj..
Do zoti (dmth ata te Rruges Elbasanit) edhe shume te tjere pas kesaj..
Dakort 100 % me Luan, bravo .Jete ne korrupsion e paturpesi