Enkeleida Hoxha u arrestua këtë të enjte me urdhër të Prokurorisë së Posaçme si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe korrupsion në sistemin e drejtësisë.
Dyshimet janë se gjyqtarja e Krujës merrte deri në 12 mijë euro për çdo vendim ulje dënimi, apo lirim nga burgu.
“Klientët” të saj kanë qenë disa emra të njohur të botës së krimit dhe nisur nga numri i vendimeve të tilla që ka dhënë, të paktën që nga 2017 e deri më tani dhe nga këto dyshime të SPAK mund të hamendësohet se Enkeleida Hoxha ka “arkëtuar” qindra-mijëra euro para nga aferat e saj korruptive.
Por, në formularët e deklarimit të pasurisë ndër vite, gjyqtarja e Krujës deklaron deri në 2018 të ardhura vetëm pagën e saj si punonjëse e sistemit të drejtësisë, duke lënë bosh të gjithë sektorët e tjerë.
Hoxha nuk deklaron në emër të saj as shtëpi, as interesa të tjera jashtë profesionit të saj, ndërsa prej 2011 në formularin e deklarimit ka përfshirë kontributin për fëmijën nga Rasim Doda, ish-bashkëshorti i saj.
Doda, që shërbente si gjyqtar në Sarandë, u arrestua në vitin 2015 me akuzën e korrupsionit. Prokuroria e akuzonte se kishte marrë 80 mijë euro për një vendim.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda e dënoi në 2016 me 4,6 vite burg, vendim që u rrëzua nga Apeli në 2017-ën që e riktheu çështjen për rigjykim.
S’ka më lek bakshish, pasi sa mbarojn punë bëhet si sex.
Nëpër burgje,ka njerëz 1000 herë më të ndershëm,të nderuar dhe të besueshëm
sesa në zyrat e gjykatave,apelit,dhe organet e drejtësisë shqiptare.
Mbylleni 3 dite brenda te 4-ren nxirreni
Apo jam gabim?
Baxhellë bidonville.
Buçe industriale për qentë e pazarit.
Prandaj e ka brërë që të rrijë në shtëpi pa qera….burg, por e mira është që në Shqipëri dënojnë vetëm hajdutët e xhepave, po i kapën
E ke gabim 001. do burgoset dhe sekuestrim pasurie po ja gjeten. me falendero pas ca ditesh per informacionin?
Mbase eurot nuk jane vetem per kete ? Po bashkpuntoret ?
I shoqi i korruptuar, ajo po se po, besoj edhe femija do te jete edukuar me te tille menyre fitimi. Race e poshter. Burg dhe pa pike meshire per kete plehre.
Nje ngjarje e vertete me burrin e kesaj gjate kohes qe ishte gjyqtare ne Sarande. Nje ish prokuror me emrin T..K … nepermjet sekretares i dergon Rasimit nje Kellef Kari te mbyllur ne nje zarf zyrtar edhe i thone Rasimit ta hapi ne pranine edhe te kolegeve te tjere. Kur Rasimi e hapi edhe edhe duke e pare qe nuk e kishte idene se cfare ishte , koleget shkerdhata i thoshnin Rasimit qe ta mbushte me ajer. Te gjithe qeshnin qe shihnin Rasimin duke fryre Kellefin edhe duke kujtuar qe ishte tullumbace?. Keta ishin gjyqtaret qe u emeruan pas 1991
Dmth, ish burrin e kësaj Enkeledës Gjykata e shkallës së parë e dënoi për shkelje të rënda kurse Gjykata e apelit e hodhi poshtë këtë vendim dhe e riktheu çështjen për rigjykim.
Sa bukur drejtësia alla shqiptare…