FOTOT: Aksident masive me 70 makina, të paktën 5 viktima

11 Shkurt 2021, 19:36Lifestyle TEMA
FOTOT: Aksident masive me 70 makina, të paktën 5 viktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident ku u përfshinë 70 makina, në qytetin Fort Uorth në Teksas, SHBA.

Sipas policisë lokale aksidenti tragjik dhe masiv ndodhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Për shkak të temperaturave të ulëta, segmente të tëra rrugore ishin mbuluar me ngrica të enjten në mëngjes.

Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

Si psojë e aksidentit, autostrada I-35 u bllokua në të dy drejtimet, për të mundësuar pastrimin e rrugës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje