Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama do të përballen më 25 mars në një seancë gjyqsore në Gjykatën Kushtetuese.
“Beteja” e pare mes krereve me te larte te shtetit, ne vigjilje te 25 prillit, pritet te startoje ne Kushtetuese, nderkohe qe Genti Cakaj tashme nuk eshte me minister ne detyre i Jashtem, teksa ka dhene doreheqjen!
Seanca do të nisë në orën 10:00 dhe për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga Covid-19, zhvillimi do të kryhet pa praninë e publikut.
Pala kërkuese e kësaj përballjeje është kryeministri Edi Rama, i cili ka depozituar një padi pas përplasjes me Kreun e Shtetit, kur ky i fundit nuk e emëroi Gent Cakajn si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke i lënë vetëm funksionin e ushtruesit të detyrës.
Rama do të kërkojë interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të minsitrave, ndërsa Meta është kërkuar të jetë prezent si palë e interesuar për padinë e depozituar.