Nga Carlo Bollino
Lulzim Basha i shtyu tetë vitet e tij në opozitë duke ndjekur një strategji të gabuar, ndoshta të sygjeruar nga Sali Berisha: duke kriminalizuar qeverinë “Rama” dhe çdo kundërshtar tjetër në çdo mënyrë, deri në atë pikë, sa ta bëjë fjalën “skandal” të pakuptimtë (për aq shumë e shumë herë që ai e ka përdorur) dhe të refuzojë, jo vetëm të paraqesë propozime dhe ligje alternative, por edhe të marrë pjesë në jetën e institucioneve deri në zgjedhjen vetëvrasëse të djegies së mandateve në parlament.
Një politikë shkatërruese e tipit “sa më keq, aq më mirë” që kurrë nuk ka bërë askënd fitues. Tani që ka mbërritur në pragun e zgjedhjeve, Basha po përpiqet të ndryshojë imazhin e tij. Strategjia e re në kërkim të rreth 220,000 votuesve që ka humbur është e qartë: nga njëra anë duke treguar një fytyrë të qetë dhe familjare, dhe nga ana tjetër, duke nisur premtime bombastike dhe imagjinare që kujtojnë “rubinetët e artë” në çdo shtëpi të premtuar nga Sali Berisha në 1992.
Basha, i njohur mes aleatëve të tij për mosmbajtjen e fjalës, shmang t’i quajë “premtime” dhe këmbëngul t’i emërtojë “angazhime”, duke shpresuar t’i bëjë më të besueshme. Por ajo që ai angazhohet të bëjë, në disa raste është bërë tashmë, në të tjera është thjesht e dëmshme, dhe në disa të tjera, nuk është e arritshme.
Duke mos ditur se çfarë të propagandojë më, për t’u përpjekur të ngrihet në sondazhet që vazhdojnë ta shpallin atë humbës, “angazhimi” i tij i fundit është madje alarmues. Duke takuar operatorët e turizmit dy ditë më parë, Basha premtoi “një moratorium 12-mujor” në kontrollet e inspektoriateve të tatimeve. Dhe kush mund ta shijojë këtë premtim më shumë se evazorët tatimore? Meqenëse ky është një premtim elektoral, Basha beson me shpirt se shumica e shqiptarëve jetojnë në ilegalitet dhe shkelje të ligjit dhe kështu, për të fituar zgjedhjet ai thotë se është i gatshëm të mos u krijojë pengesa.
Një qëndrim që kujton thirrjen e Nard Ndokës i cili deklaroi i kënaqur në tetor 2020: “Edhe grupet kriminale i qëndrojnë larg Ramës sot. Grupet kriminale më mirë të më kërkojnë mua dhe të votojnë për opozitën. Dhe mirëpresim edhe votën e tyre ”. Një pozicion i frikshëm i shpalosur, i shoqëruar me kritika të vazhdueshme ndaj reformës në drejtësi dhe nga fakti, që deri më tani, mungon çdo angazhim konkret në luftën kundër trafikimit dhe trafikantëve në programet e PD dhe aleatëve të saj.
Nëse për opozitën e bashkuar përparësia e qeverisë së tyre të ardhshme mbetet një luftë e kuptueshme kundër korrupsionit (vetëm socialist?), nga ata nuk është dëgjuar ndonjë angazhim se si synojnë ta bëjnë luftën kundër bandave dhe krimit të organizuar, ose ndonjë mendim, për shembull, mbi konfirmimin e izolimit të ashpër në burg, të ashtuquajturin ”41 bis”. A është thjesht një rastësi?
Premtimi për të zeruar kontrollet tatimore sigurisht nuk është një çështje që iu intereson amvisave apo pensionistëve, dhe prandaj tingëllon si një premtim që iu drejtohet, mbi të gjitha, sipërmarrësve të vegjël dhe të mesëm, të cilët insistojnë të punojnë me një bilanc të dyfishtë. Një premtim që shfaqet si një amnisti fiskale e që në bindjet e Bashës mund ta ndihmojë të marrë vota.
Ndërkohë që rikthimi i “taksës së sheshtë” që është premtimi më joshës dhe më i reklamuar, është i destinuar të favorizojë vetëm shtresën më të pasur të shoqërisë, domethënë profesionistët që marrin të ardhura shumë të larta dhe të ashtuquajturit oligarkë, kjo kategori e sipërmarrësve të paktë dhe të fuqishëm, të cilët, opozita vetëm në dukje ka luftuar për vite me radhë, ndërsa tani po kërkon t’i joshë.
E kritikuar ashpër edhe nga Kryeministri i ri italian Mario Draghi (ekspert i nivelit botëror në financa dhe ish-guvernator i Bankës Evropiane), “taksa e sheshtë” tani zbatohet vetëm në rreth tridhjetë vende të botës dhe i vetmi vend ku është më i ulët se 9% i ideuar nga Basha është Kurdistani në luftë, ku aplikohet 5%. Gjithe vendet e tjera e kane me te larte se 9%.. Kritika e të gjithëve për këtë lloj taksimi është se favorizon të pasurit dhe nuk ndihmon të varfërit.
Duke u zotuar të rivendosë “taksën e sheshtë” prej 9%, në fakt, Lulzim Basha u jep një bonus të konsiderueshëm tatimor vetëm punonjësve që sot fitojnë më shumë se 150,000 lekë në muaj dhe të cilët, në vend të 23% të tatimit mbi të ardhurat te vendosur nga qeveria socialiste, ata do të paguajnë vetëm 9%. Një bonus edhe më i pasur është i rezervuar për oligarkët, të cilët në vend të 15% që paguajnë aktualisht për fitimet e tyre milionerë, falë Bashës do të paguajnë vetëm 9%.
Një dhuratë që, sipas gazetarit të ekonomisë Fatos Çoçoli, i cili analizoi të dhënat, do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 103 milionë euro në vit me të ardhura më të ulëta. Një faturë tjetër shumë e lartë, e prodhuar nga “impenjimet” fiskale të Lulzim Bashës, ka të bëjë me sigurimet shoqerore, të cilat, nga 24.5% të tanishme, do të ulen në 18%, duke rezultuar në të ardhura më të ulëta për Shtetin për 179 milionë euro të tjera në vit.
Vetëm këto dy zëra të llogaritura në 4 vitet e para të qeverisjes ”demokratike”, do të rezultojnë në të ardhura më të ulta prej 1 miliard e 128 milionë euro në buxhetin e shtetit, domethënë në arka nga të cilat qeveria tërheq fonde për të ofruar shërbime për qytetarët.
Sidoqoftë, Basha premton “rubinetë të artë” dhe kështu, megjithë parashikimin e të ardhurave më të ulta, ai merr përsipër të ofrojë edhe më shumë shërbime. Për shembull si një rritje prej 5% për pensionin e 650,000 të moshuarve (kosto: 54 milionë euro në vit), ulja e çmimit të karburantit me 24 lekë / litër (kosto: 113 milionë euro), shtimi i pagave të mjekëve me 1,000 euro dhe infermierëve me 700 euro (kosto: 68 milionë euro në vit), shtimi i pagave të 35 mijë mësuesve me 60% (kosto: 122 milionë euro në vit), dhe 100 milionë euro për çdo vit si subvencionim drejtpërdrejtë në bujqësi.
Reduktimi i tatimeve dhe sigurimeve shoqerore bashke me rritjen e shërbimeve do të prodhonte një humbje prej 769 milionë euro në vit në buxhetin e shtetit, e barabartë me 3.12 miliardë euro në 4 vitet e para të qeverisë së Bashës. Dhe mungojne ketu ndikimi i mëtejshëm në llogaritë e shtetit që pandemia dhe rindërtimi pas tërmetit duhet të prodhojnë akoma, faktorë të tjerë negativë që në botën magjike të propagandës së tij elektorale, Lulzim Basha preferoi të mos i përfshinte duke mos i llogaritur.
Dhe në fund, kur Basha siguron se zgjidhja e problemit të rënies së të ardhurave nga taksat do të jetë ulja e ekonomisë së zezë, ai shet një iluzion tjetër menjëherë të demaskuar nga angazhimi për të anuluar edhe kontrollet fiskale.
Të gjithë janë të lirë të zotohen për “gomerë që fluturojnë”, por sa janë të gatshëm të besojnë se ai do t’ia dalë mbanë?
Unë e përsëris për vite me radhë se opozita nuk është në gjendje të shohë realitetin, dhe për këtë arsye ta ndryshojë atë politikisht, sepse ajo ka zgjedhur të jetojë në një botë paralele në të cilën vlejnë vetëm bindjet e saj. Problemi i Lulzim Bashës dhe aleatëve të tij është se besojnë se në këtë planet virtual të tyrin jeton dhe “shumica dërmuese e shqiptarëve” dhe besojnë, gjithashtu, se kjo shumicë është e gatshme të votojë për ta. Do të ishte më mirë të zgjohej në kohë, para se të vijë radha e tij për të zbuluar se gomerët, kurrë, nuk fluturojnë me të vërtetë.(Shqiptarja.com)
ore Bollino e qellon perhere, hajdeni verdalle sa te doni…
Te vij biri botes nga pilli sames e te mundohet te perbalte nje shqiptar te ndershem kjo gje nuk shkon.
Shpresoj qe ta kem nje dite perballe kete italianin dhe do e ul ne gjunje e do ja fus karin ne goje.
Shqiptar i ndershëm? Në cilin planet jeton mor KarEdi?
Shqipetar i ndershem Luli? A ja ke pa ndonjehere satome?
Keni nje te mire ju militantet e PD dhe idhtare te Lulit dhe Berishes. E tregoni gjithmone veten se si jeni dhe kush jeni. Vazhdoni keshtu se shqiptaret e shohin perdite e me qarte se kujt duhet ti rrine larg. E kuptoni se ne cfare niveli jeni?
Ku të djeg kaq shumë ty, o çfarë të them, injorant?! Po ai ta shkoqit me shifra ti po avazin. Me Saliun pa tjetër.
Ti ote bolino shkerdhate e mutit thuaj ca lidhje ke me pronatbshteterore shqiptare!!! Per andej nga Harri fulc flas. Ca do grabitesh ne mes te tiranes. Te qifsha robt! Pastaj hajdr ha mut. Kokrra shkerdhates. Barkthar nga italia qe vjen e grabut prona ne mes te tiranes. Doli dhe ky bythqiri italian me bo pallate ne mes tiranes.
E ngatrron me Irfanin o debil i Sales. Hasan Hysabbelliu i eshte qep shkolles prestigjoze Harry Fultz. Eshte shoku Lulushit tend
Hallall Zotit qe je ne Shqiperi
Rrofsh o rraca e qytetrimit Boteror,
se na flliqen maskarenjte e pislliqet qe kan per vese .
Aman kur ben si parimor dhe ky kellira hajdut me cizme dhe zenedhenes i Rilindjes e hajnise
Ore ju duket se Bolinoja po shpik teorine e Relativitetit. Nuk eshte keshtu. Bolino ndjek logjiken sepse eshte rritur ne nje vend qe e vene ne levizje logjiken, trurin domethene. Kur shqiptaret ta vene ne levizje trurine dhe rjedhimisht logjiken do te arijne ne konkluzionet e Bolinos. Nuk kane nga te shkojne. Rruga eshte e gjate por rezultati eshte ky qe thote italjani me i famshem ne Shqiperi. Tung!
korcari-mire e ke more mik,por problemi i Karlos eshte se nuk kupton se si nje “udheheqes” ka zero njohuri ne … aritmetike. I shkreti Karlo kete gje se nafas dot.
Të lumtë z.Bolino!
Je një qytetar i vërtetë evropian dhe një referencë e gazetarisë të aftë dhe qytetare.
Z.Bolino ….PS duhet ta shtype kete artikull ne miliona kopje dhe ta shperndaje ne cdo shtepi.Sepse edhe nga politikanet e PS ka mjaft qe nuk lidhin dot dy fjalepor presin te flase vetem Rama.Dhe thone qe jane shkolluar ne Perendim…
Artikull brilant . Me le pa fjale Bolino. Te pergezoj.
Mashtrime elektorale. Basha e di qe nuk realizohen.
Basha e di qe nuk vjen ne pushtet. Mban me shprese militantet.
Bolino ke shume te drejte… por qe e verteta te jete e plote shkruaj edhe gjysmen tjeter qe mungon ne artikull.
Bravo zoti Bollino.Trajtim i drejte i problemit dhe ku eshte katandisur Lul Basha me ate palo program.Te lumt zoti Bollino edhe per gjuhen shqipe qe e flete shume te paster.Pershendetje. dhe urime.
Luli eshte i piste,por kjo qelesire Lecese eshte me e piste.
Mire opozita (si ne gjithe boten) qe ben fajtore qeverine e k/ministrin per çdo gje (ashtu si e thua edhe ti, o Bolino, ne kete shkrim), po si nuk the nje fjale per “kokeministrin”(jo vetem ne kete shkrim por gjithmone) qe ka 8 vjet ne krye te verise e ben fajtore per çdo gje paraardhesit, opoziten dhe “kazanin” e medias. Ne kete te fundit te ka perfshire edhe ty, o Bolino.
Si perhere bravo Bollino
OBOLINO KU JE MORE BOLE O TY TI GJIFSHA TE GJITHE FAMILJEN, BASHKE ME EDVININ E KRISTAQIT O KURVA O PEDERASTA DO TE VIJE SHUM SHPEJT DITA TY E EDIT QE DO JU VARIN PER BOLESH ,EDHE NJE HERE UA QIFSHA TE GJITHE NJERIT E FAMILJE, kete urim ja jap edhe atij komentuesit me emrin QYTETARI
,,Kim Kurva,,,nuk ka nevoje te shtoj me shume..Je me te vertete ,,Kim Kurva,,,nje injorant ,barbar,….Bolino nuk ka ofenduar njeri….Ka perdorur matematiken fillestare.Kaq mjafton per te zbuluar lakuriq Bashen .Edhe une nuk perdor kurre fjale fyese por ,rithekasova ato qe ti thua per vehten.
I nderuar Bollino! Lylka nuk e kupton e nuk e zbulon dot se gomari nuk fluturon,sepse po ti hypesh gomarit perseprapthi dhe mbaron universitetin e SHQUPIT apo ve ndonje firme “gabimisht”ne borderote e UDB-KGB-se do te thote se ke bere dhe nje gjelpere ne tru te vogel dhe ai eshte i atij kallepi.E vetmja mundesi te kuptoje thenien tuaj proverbiale eshte ta kuptoje (me shume vershtiresi) pasi ka ikur treni dhe ai ka mbetur me bagazh ne dore e kur te detyrohen kamkikazet e tij ti shtyjne makinen rrrugeve!
Gomari nuk e njeh veten e tij kurrë!
Luli është njëlloj gomari, që flet, por nuk kupton. Në fund do të marrë atë, që meriton: pordhët e gomarit.
Është fatkeqësi kombëtare, kur vendi nuk ka një opozitë konstruktive, atdhetare, inteligjente dhe vizionare.
Lulziu është një vrasës, një çadraxhi, një kamarier karrrriere, që është mësuar me bakshishe të majmë dhe hiqet, sikur nuk njihet nga populli. E kërkon pushtetin, kur nuk ka bërë asnjë kontribut ndaj popullit, e ka injoruar popullin, duke braktisur mandatet e tij dhe duke bredhur rrugëve si rrugaç.
Si mundet, që një shqiptar me dy shtetësi, që gruaja nuk voton dot dhe kur mbi të rëndojnë disa krime të dokumentuar, bën oropagandë për të ardhur në pushtet?! Nuk ka një shqiptar, shtetas të denjë në atë grupim politik, për të dalë në ballë, po na mbeti ky telendar i molepsur, për ta parë çdo ditë ekraneve dhe gazetave?!
Bolino është një qytetar i vërtetë, intelektual, jep argumente dhe flet për të vërteta, që duken sheshit dhe nuk shan me zhargonin e lulziut, që nga çadra e të marrit bënte thirrje antikushtetuese: -Ngrehuni, bjeruni me grushta e thyeni xhamat e oligarkëve dhe të qeverise!
Si ka mundësi, që një “lider” nuk e njeh veten, sa vlen, sa i paaftë dhe sa dështak është?!
Është makutëria për karrige, që i sjell fitime, privilegje, pasuri – ëndrra, që e tërbon nga mendja, prandaj nuk di të ndalet, të hapë krahun dhe të largohet në zanatin e kamarierit.
Kush e ka në deje makutërinë, nuk ndalet.
Mos qoftë e thënë, që parazitë, makutë dhe kriminelë të na vijnë nesër në pushtet!