FOTOT: Rita Ora “pushton” New Yorkun me veshje tradicionale shqiptare

13 Shkurt 2021, 12:27Lifestyle TEMA
FOTOT: Rita Ora “pushton” New Yorkun me veshje tradicionale

Rita Ora u komplimentua gjerësisht për mini-albumin “Bang”, për të cilin ka bashkëpunuar me një sërë emrash të njohur, mes të cilëve dhe David Guetta.

Ajo çfarë e bën më të veçantë klipin, është paraqitja e këngëtares, e cila shfaqet me kostume me elemente tradicionale shqiptare.

Në intervistat e fundit, Rita është shprehur se dëshira e saj kishte qenë të përfshinte trashëgiminë kulturore në klipin e saj. “Fillimisht kur më erdhi ideja për të realizuar këtë mini-album, doja të bëja një paraqitje vizuale të mahnitshme, për të prezantuar prejardhjen time, gjë që e kam bërë gjithmonë me artin tim.”, u shpreh Rita.

Sakaq, Rita ka “pushtuar” dhe New Yorkun. Ka qenë motra e saj, Elena, e cila ka publikuar një fotografi duke u treguar të gjithë ndjekësve se ekranet gjigante të Times Squares, kanë shfaqur sekuenca të këngëtares në veshje kombëtare, një detaj i rëndësishëm jo vetëm për projektin e ri muzikor të saj, por gjithashtu dhe për traditat tona.

5 komente në “FOTOT: Rita Ora “pushton” New Yorkun me veshje tradicionale shqiptare”

  1. Bukur... says:

    Bukur .
    Perse jo !
    Te ekspozosh vlerat e kombit tend eshte nji vler + para te tjerve .
    Tregon Kulture ,identitet , prejardhje se nuk vjen nga bushi por nji
    Kulture e Lashte dhe e fiseshme .
    Ajo qe nuk shko sipas meje ne kto foto ,eshte sfondi i Rites ,
    perbere nga ansambli qe e shoqeron ne kte foto ,
    qendrimi dhe mimika e te cilave nuk le asnji ndjesi te kendeshme ,
    si te cthurura ,”shtriga” serioze madje te egra !
    Kush e ben koreografine ne foto duket qarte qe eshte i mungon
    profesionizmi dhe stili i duhur per te afruat dicka ,ashtusi meritojne
    Kostumet te tilla Kombetare .
    Sidoqofte deshira e mire vlen mbi gjithcka ,pamvaresishte kritikes qe
    ka vend kudo . ?

  2. Viola says:

    E vleresoj deshiren e saj per ti bere jehone veshjeve tona kombetare por nuk mund ti shtosh apo ti heqesh aksesore sipas deshires se gjithkujt perndryshe e humbasin bukurine dhe vleren qe kane.Rita duket me shume si turke se sa shqiptare me ate veshje .Mund te me thote dikush kujt krahine i perket ???.

    1. MacGr says:

      TIPET DHE STILET NUK MUND TI SHKATRROSH DERI E HUMBJEN E AUTENCITETIT, KU PASTAJ DEL SI HINDIANE,PA DASHUR TE FYEJ ASNJE VESHJE TRADICIONALE,KU SEJCILA KA BUKURINE E VET.

  3. dardan says:

    Rita do te dukej shume me bukur me kostumet e grave te Malesise se Gjakoves.

  4. rita says:

    Te ciles zone shqiptare i perkasin keto kostume?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje