Denoncimi i qytetarit: I dhashë para Edvin Priftit për operacionin, më ktheu gjysmat pasi i afërmi më vdiq!

15 Shkurt 2021, 17:35Politika TEMA

Report TV mëson detaje të reja lidhur me arrestimin e mjekut Edvin Prifti.

SPAK-ut i është shtuar edhe një rast i referuar nga QSUT-ja, bazuar në denoncimin e një qytetari në gusht të 2020.

Mësohet se qytetari ka denoncuar se mjeku Edvin Prifti i ka marrë para për t’i kryer operacionin e një të afërmi të tij, por ky i fundit ndërroi jetë.

Për pasojë, sipas qytetarit, mjeku i ka kthyer gjysmën e parave të marra e për këtë pretendon se ka edhe SMS.

Ndërkohë, një ditë më parë, në rrjetet sociale ka qarkulluar një audio- përgjim, sipas së cilëve ishte mjeku teksa orientonte një pacient që të shkonte drejt spitaleve private.

Me argumentin se QSUT-ja ishte e gjitha e infektuar, ai u thotë që do e operonte të afërmin e tij në një spital privat në kushte më të mira.

Edhe për këtë rast, QSUT ka bërë një referim në Prokurorin ë e Tiranës, e cila tashmë, sipas procedurave pritet të shkojë në SPAK.

Mjeku Edvin Prifti u la dy ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, edhe pse ai pretendonte se këto para i kishte fituar nga çmime ndërkombëtare që kishte fituar.

28 komente në “Denoncimi i qytetarit: I dhashë para Edvin Priftit për operacionin, më ktheu gjysmat pasi i afërmi më vdiq!”

  1. kujtimi says:

    O zoterinj qe mbroni keto plehra, e shikoni cfare pazaresh bejne keto plehra me jeten tona. Ti varesh ne litar ne mes te sheshit dhe eshte pak per cfare kane bere dhe vazhdojne te bejne keto qelbesira e co.

    1. Suksese te metejshme says:

      Doktor mavrise po i rritet steka. Keshtu eshte kur i hipen kalit seprapthi. U behu doktor o shko puno te cirku me kuaj…

  2. Zaho says:

    Thone qe dokt Edvini eshte i zoti ne profesion,jasht vendit ekziston mundesia per te treguar sa i zoti eshte,ti marr €,dollar me ndershmeri dhe per me teper do te paguaj taksat

  3. Une says:

    Cmimet nderkombetare ta marre vesh zoteria jane te verifikueshme nje per nje. Me mire le te gjeje ndonje halle qe i ka bere ndonje dhurate per synetllek, megjithese ky nuk qenka as myslan. E ja ka bere dhurate tezja per ujet e bekuar.

  4. ?????? says:

    Doktorret ne shqiperi jane vampira hajduta te poshter ..shkoni ne burrel cfar behet katastrof ne korrupsion

    1. Kiç says:

      Po jo mor djale jo se tketerkund fle lepuri

  5. Tuk Tuk says:

    Ky paska dhenur dhe parate mbrapa ,,po pasi te vdisje dhe mbante gjysmat..ky do tredhur dhe djegur,,,,,te gjithe hajdutet ne Shqiperi jane doktor dhe vrases,,Shiko Sali Qen Serbin te kuptosh …

  6. Zaho says:

    Ka shum admirim per doktorin dhe mbase e merriton per profesionin por ligji nuk e ka arestuar per kete por per marrjen e paligjeshme te parave ,ky eshte shteti ligjor jo cdo gje lidhet me politiken ,rastesi i qelloi ati

  7. Doktor Rrumpalla says:

    Nuk e mohon njeri se Edvin Prifti eshte mjek shume i mire,une jam nje pacient i tij dhe e falenderoj per punen qe ka bere,mbasi kam 6 vjet i operuar dhe nuk kam pas asnje shqetsim,po gjithashtu nuk kam arsye qe te rendoj situaten e tij,po e verteta shte se c’do sherbim ne spitale paguhet,jo shtetit po ketyre qe kane ne dore trajtimin shendetsor,aty ka emra qe une i noh dhe kam kontaktuar personalisht me ta,at6y nder ustallaret e vjeter dhe me te veshtire eshte dr.Godo,icili ne pavion i sherben,jo vete po me vartesit e tij,qe punojne dhe ne kliniken e tij,te gjithe pacinteve qe kane kaluar ne kliniken e tij dhe kane paguar parate,po ashtu kohet e fundit nuk mund te kryesh operacione pa i paguar leke doktorit,anestezistit,infermjereve,kry infermjeres se pavijonit dhe te gjithve me rradhe,cmimet i kane te kripura dhe nuk kane asnje ndjenje humane dhe njerzore,prandaj nje hetim ne kete drejtim nuk eshte i veshtire,se ka njerez qe nuk kane mundesi ti pergjigjen shumes se caktuar dhe i detyrojne te marin borxh,kjo situate duhet te vlersohet dhe te normohet me ligj qe shefat e pavijoneve dhe mjeket ne ambientet publike,kur konstatohen te meren masa shume te ashpra dhe te ndahet njehere e mire,qe mjeket ne publik te jene seksere te privatit

  8. Texas says:

    Te gjith shqiptaret jane si doktori , beni ADN e dilni njesoj , bota nuk ju do , kot nuk ndau nje gje te keqe ne 5 shtete , ndaj keni nje rruge , te vrisni veten ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,

    1. Një says:

      Tu plotësoftë dëshira o texan, me veten tënde të parin dhe më pas të gjithë të dashurve të tu. Njerëz gojëvrerë si ti janë thjesh peshë për tokën.

  9. Boli says:

    Eshte fare e thjeshte per tu kuptuar kjo skeme kafsherore ku humanizmi eshte zeruar e per pasoje ata jane kthyer ne veterinere!Spitalet shteterore ne tere boten jane shembull ne sherbim e ne trajtimin e pacienteve,ku krahas tyre kush kerkon trajtim me special mund te shkoje edhe ne spitale private ku paguhet sipas ndrehyrrjeve!Por ama ne personelin e spitaleve publike as nuk behet fjale ryshfeti apo diferencimi i pacienteve !ketu kafsheria ka arritur kulmin sepse Kardiologu Sali nuk e kishte diplomen per mjeksi por per poliagjent e per pasoje jo qe shkateroi shendetesine por tere spitalet donte ti kthente ne privat per te rrjepur kete popull!

  10. Shqiperia e bukur says:

    O njerez eshte 1 nga me te miret ne Europe…..fat qe e kemi…politikanet nun e cajne fare sepse shkojne jashte .Ju dhe une do shkojme ne duar kasapesh…..shume te tjere do ikin….mjere ju

    1. Loku says:

      Kur eshte nje nga me te miret ne Europe pse shkojne jashte politikanet ?

  11. Xoni says:

    Nuk mund te mbrohet ky mjek sado I mire qe mund te jete .
    Nuk mendoj qe duhet te burgoset,por te perjashtohet nga spitalet shteterore. Nuk mundet me aparaturat shteterore (taksat e popullit) te fuse pa rradhe kliente per “dhuratat” qe I japin.I kane bere pavionet sikur i kane private.

    1. Frangu says:

      Zotëri i nderuar!
      Nëse akuzat do të vërtetoheshin, përjashtimi nga shërbimi shëndetësor shtetëror nuk do të mjaftonte aspak: përjashtimi nga Urdhri i Mjekëve do të ishte minimumi; pa harruar burgun, natyrisht.

  12. tani says:

    A doni me per kete domtor kriminel….. Te paguash per te vdekur. Te gjithe ata qe e mbrojne jane hajdute….

  13. Velo says:

    Ky kolegu i tij qenka i paditur fare,. Siç thot vetë edhe një minutë po të rrinte në kafe me dr. Priftin, përfitonte nga aftësitë e tij.
    Lëre pastaj logjika e tij që nuk kupton se ai nuk u arrestua për anën profesionale, por për mitmarrje për të futur dikë jashtë radhe.

  14. Ceni says:

    Shqiperia e Bukur dukesh naiv. Ka sa te duash mjek te rinj te afte, ky hajduti nuk eshte aq i zoti sa thuhet. Ky ka zene karriken e shefit dhe e perdor spitalin e shtetit, mjetet, sallen etj, per perfitime personale. Nuk ndodh kurre qe nje mjek (apo njeri) i zoti te jete kaq antihuman e te futet kaq thelle ne rrugen e krimit. Menyra si e bente pazarin dhe vlera qe kerkonte flet per nje karakter te rendomt.

  15. nord.al says:

    Gjysma e se keqes. Po spitalet private si p.sh Spitali Amerikan qe kam provuar me te afermin tim . Te merr 8000 euro per operimin, te nxjerr te vdekur dhe nuk te kthen anje qindarke. Keshtu kam ndigjuar edhe per spitalet e tjera private.

  16. 17nentori says:

    Keta te SPAK-ut si bien dot gomarit (politikaneve) dhe kane filluar ti bien samarit (mjekeve).
    Ne fund te fundit, mjeku privat ate pune ka. Te marri para nga ata qe duan pak me shume se sa te shteti.
    Pavaresisht se sa duam ta trashim nje shkelje qe mund te jete bere dhe mund te denohet nga spitali ne kete rast… prape nuk eshte krim kur mjeku merr para. Gjysmen e “fajit” e kane edhe ata qe i japin parate. Perse i jep parate kur e pret cdo gje badjava?
    Me kujton ate partizanin tek filmi qe tha, me jep kripen qe bleve, te te kthej parate dhe pastaj futu ne rradhe per gjys kile badjava. Domethene s’mund ti kesh te dyja.

  17. Jugu says:

    Cdo shqiptar ka ne pasionin e tij fitimin nuk eshte kjo ngjarje shume alarmante per shtetin por ne krye te shtetit kemi politikane qe jane milionere me euro dhe ne kete kohe SPKut duhet ti hapen rruget drejt peshqve te medhej te cilet lozin me doktoret te cilet jane te gjithe njelloj ne sistemin kapitalist ,por prap jo kaq te rrezikshem sa politikanet e Shqiperise qe vjedhin pasurite kombetare dhe keto vjedhje nuk njihen ne publik.

  18. Tani ,Canada. says:

    Ata qe mbrojne kete palo plere docktor jane me plera se ai. Nese ai donte me shume para te ikte dhe te ushtronte profesionin jashte vendit. Doktor qe merr rryshfet eshte per ne burg. Ajde merr para ketu ne Canada ajde, te shikosh se cfare te bejne. Posa doktorra dhe ata qe i dalin ne krahe.

  19. Viktor says:

    Ne burg te kalbet plehu. Hajdut dhe qe s’ka piken e meshires per pacientin. Se si i ka marre ai vitet e shkolles, nuk dihet shume.
    I korruptuari ta pagoje shtrenjte dhe te behet nje rast per tu permendur qe brezat e rinj te mos hohin vetem kuleten para se te operojne.
    Cmimet t’i vendosin sa te dojne, por te behen publike qe pacienti te zgjedhi. Kuptohet, milioneri Fevzi nuk ehste se shkon ne QSUT per kurim…

  20. BUJAR KANAPARI says:

    Nuk desha te komentoj, por dikush tha qe jane kthyer si veterinere.
    Te punonin si veterinere, do te ishte gjeja me e mire.
    Veterineret i blejne ilacet dhe mjetet e punes me leket e tyre.
    Punojne ne terren ne kushte te veshtira.
    Shpesh here nuk marrin as leket e ilaceve tek fermeret e varfer.
    Te gjithe veterineret kane nje liste te palikuiduar nga fermeret ku shume prej tyre nuk jane ne gjendje ti shlyejne.

    Meqe jemi tek rasti;
    Disa ngaterrojne bakshishin me ryshfetin.
    Bakshishi jepet si respekt, vleresim. Ai qe ka leke mund ti dhuroje mjekut edhe 100 milione leke.
    Merre familjen me te varfer, edhe ajo do ta vleresoje punen e mjekut dhe kirurgut ne vecanti dhe do ti jap bakshish.
    Por kirurget tane kane nje liste per cdo lloj operacioni dhe kesaj liste do ti pergjigjen te gjithe pavaresisht mundesisve financiare.
    Dhe ky eshte ryshfeti, pra kur ta kerkon me cdo kusht.
    Nuk besoj se ne Europe ndodhin keto fenomene.
    Arrestimi i mjekut ne fjale nuk e zgjidh problemin, se edhe ky ka rene viktime e sistemit qe kemi prodhuar.
    A jane me te ndershem prokuroret, gjykatesit, pushtetaret duke filluar qe nga kryepleqte.
    Nuk luftohet korrupsioni me koka turku por duke korigjuar sistemin

  21. wwwgazetatema.net says:

    Te nderuar komentus per sa shkruani eshte me se e vertete,ketu ne vendin tone behet pazar me jeten e njeriut,jeta e njeriut eshte ne doren e ketyre mostrave te mjekesise. Kaq zemer liq jane bere sa edhe ne qofte se pacjenti i vdes ne operim leket as qe behet fjale qe ti kthejne. Une qe po shkruaj e kam provuar vete operimin e veshkes ketu ne shqiperi dhe jashte ne perendim. Per dy vjet ne France kam bere dhjete operime te veshtira,pa dhene as nje koker leku ,i gjithe personeli mjekesor ishte shume human me pacjentin,shume sjellje te mire trajtohej si njeri e jo si kafshe. Nje pjese komentojne e thone se mjeket paguhen pak,ceshte ky gjykim ,po ka shume nga ata qe nuk e kane nje pune ose marrin nje pesjon sa per te mbajtur shpirtin gjalle,dhe prap keta gjak prishur duan ta rrjepin te gjalle.

  22. Konjak says:

    Rendesi ka qe mjeku te beje nje sherbim prefekt tek pacienti , pagesen do ta marre si gjith profesionistet e tjere . Humanizem , nuk do te thot ; sherbim pa paguar , per shpirt te allahut . A u ka dhene kush nje kile domate pa paguar ?. Problemi eshte se edhe kur paguan shtrenjt , te vdesin per nje pike uj . Asnje rast negativ nukse duhet toleruar , por per c’do rast , ka mas , nuk mund ti futim te gjitha , ne nje thes .

  23. Andi says:

    Faji kryesor mbetet tek pacienti qe i jep para mjekeve,, kjo s’ndodh vetem ne spitale, por edhe ne zyrat shteterore kur ke problem per nje dokument. E kam pare me syte e mi se si ne Poste ku merr pullen per pashaporte, kishte njerez qe i zgjsnin 5 mije kleshin per ta marre pa radhe.
    Ne rastin e ketij doktori, qe mund t’i duhet Shqiperise e cila ka mungese per specialiste ( se nje specialist nuk eshte se formohet per dy-tre vjet ) faji eshte edhe i shtetit qe nuk ka ligj me te rrepte per korrupsionin e mjekeve qe vazhdon me vite.
    Edhe pse neper korridore spitalesh sheh pankarta qe te luftojme korrupsionin e te flasim, asnjeri nuk e ben. Se kane frike se te afermit i mbesin pa gjilpera, pa ilaçe apo kujdesje per ato leket qe i japin infermierit, mjekut etj. Ne spitale eshte mafia me e madhe, dhe me e keqja, me tinzarja, e cila zbeh figuren e mjekut dhe fundos njerezit ne nevoje. Mafie qe vret ne nje menyre tjeter pacientin. Shume mjeke neper spitale, per nje operacion te rendomte te marrin leket sikur ta kishin kliniken e tyre private, dhe jo te shtetit qe i furnizon bisturine, dritat, ujin dhe shtreterit. Perndryshe, s’ke pse e quan spital shteteror dhe sherbim falas.
    Shteti duhet te beje me shume se te burgosi apo te bej spektakle ne prag zgjedhjesh se po burgos te korruptuar. Duhet qe ne filiz te keputet nje peme e shtrember, dhe jo kur ajo eshte bere shume e gjate. Se po filloi Spaku me pergjime e burgosje, i bie qe sistemi i shendetsise te ndahet nga shume profesore e mjeke te cilet mbushin xhepat dite e nate pa asnje skrupull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje