Kryemadhi uron Kurtin e Osmanin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë: Shpresëdhënës! Me qeverisjen e re të Shqipërisë të jemi krah për krah

15 Shkurt 2021, 08:58Politika TEMA

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka përshëndetur procesin zgjedhor në Kosovë.

Në një status në Facebook, Kryemadhi thotë se pavarësisht pandemisë, i gjithë procesi u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Kryemadhi uroi Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin për fitoren e zgjedhjeve, ndërsa tha se mirëpret bashkëpunimin me qeverinë e rë të Shqipërisë.

“Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit.

Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse.

Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.

Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

1 komente në “Kryemadhi uron Kurtin e Osmanin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë: Shpresëdhënës! Me qeverisjen e re të Shqipërisë të jemi krah për krah”

  1. ce says:

    Tani e kane radhen shqiptaret qe ne referndumin e 25 prlllit te nxjerrin me shqelma nga sistemi politik gruan me te urryer te planetit per shqiptaret , fallxhoren horoskopike histerike leshelike , Nafije dybekun e sektit naziskin te haremit te Jales . Gruaja me llapaqene , me gojepiset , me e urryer e sektit te drejtoreve dhe ministrave superhajdute te gjithe nen akuze te pandehur per vjedhje fondesh publike nje here e perghithmone jashte paralmentit per skrap.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje