Çudit Sali Berisha: Çdo gjë moderne në spitalin "Shefqet Ndroqi" është bërë nga qeveria ime

16 Shkurt 2021, 22:13Politika TEMA

Ish kryeministri Sali Berisha, u shpreh se gjithçka moderne në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim i qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh.

Sipas tij Rama po shet si investime, ndryshimet nga qeveria e mëparshme.

“Nëse do të paraqisja para publikut investimet madhore të bëra gjatë atyre 8 viteve, jam i sigurtë se pyetja do të shtrohej pak më ndryshe.

Dua t’ju njoftoj se gjithçka ekziston, moderne, në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është investim i qeverisë së mëparshme me një kredi austriake prej 7 milionë eurosh.

Me investim buxhetor prej 300 milionësh gjithçka ekziston në atë që quhet Covid-1 janë të gjitha investime të mëparshme. Gjithçka ekziston në atë që Xhahili i Surrelit e quajti investimin më të madh në 90 vitet e fundit, spitali i Urgjencës, është i tëri investim i mëparshëm, përveç dy kateve që ishin ngritur si karabina.

Ekzistonin për sterilizimin, mjetet më moderne të kohës, që I shiti Edi Rama për të vjedh bashkë me ortakun e tij, dhe që tani paguhet sa frëngu pulën.

Ishin investim I qeverisë së mëparshme dy ciklotornë. Ishin investime të qeverisë së mëparshme Spitali I Kavajës, I ri. Spitali I Durrësit, Spitali Kirurgjik në Elbasan.

Së dyti, mjekë dhe infermierë, janë ai sektor te të cilët u dyfishuan rrogat. Te infermierët rrogat u rritën me 130%. Por çfarë ndodhi Sonila? Sigurisht që shëndetësia kishte mangësitë dhe dobësitë e saj.

Por nuk ishte kurrë në këtë gjendje. Çfarë ndodhi në 8 vite? Asnjë qindarkë rroga. Mjekët shqiptarë, nga më të paguarit në vendet e rajonit, përfunduan në mjekët më të papaguar të rajonit. Me gjysmën e rrogës që marrin mjekët në Kosovë”, tha Sali Berisha në Ora News.

9 komente në “Çudit Sali Berisha: Çdo gjë moderne në spitalin “Shefqet Ndroqi” është bërë nga qeveria ime”

  1. Nafija says:

    O kriminel i shqiptareve, o Sali qen lehes rrugesh,bere shendetesi ti me ate handikapatin minister,llamarinistin Nard Ndoka,ptuuu fare e ndyre.

    1. DrALLAMUDHI says:

      NJE MUT TE MADH I BERE SHQIPERISE.

  2. Ilirjan says:

    Ky eshte i pacipe!

  3. eli-tiv says:

    ..ky la vendin me 5 kg fasule ne depo….e miliona para borxh te papaguara…I lumte …na merr te gjithe neper kembe edhe sot..

  4. ida says:

    Ke bere shume, piramidat , 97, Gerdecin, 21 Janarin , tjetersimin e pronave , shkaterrimin e ekonomise, shkaterrimin e drejtesise, do me?
    Burre legen!

  5. Ano says:

    Rama di te reklsmoje dhe bravo i qofte kuptohet dge reknologjia ka ecur , interneti, Android, media sociale….Qe sanatoriumi ka qene super i pajisur e kam konstatuar vete ne 2012…..

  6. Eduart says:

    Nuk vjen me 2005 ,sllogani per ndryshim populli do ta ktheje ne urrejtje ndaj teje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje