“U shkollove me lekët e vjedhura të mamit gjyqtare, qelbesh nga koka te këmbët”, Hajdari-ish-kryebashkiakes së LSI: S'kam koment për çdo qen që më leh rrugës

16 Shkurt 2021, 19:29Politika TEMA

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i është përgjigjur për herë të parë sulmeve të ashpra që i kanë ardhur nga ish-kryebashkiakja e Prrenjasit Miranda Rira disa ditë më parë.

Hajdari u përgjigj po ashpër duke thënë se nuk ka komente për “çdo qen” që leh rrugës.

“Miranda Rira është pjesë e LSI dhe nëpërmjet partisë së saj Rama edhi në pushtet dhe nëpërmjet Ramës partia e saj ka përfituar postin e presidentit.

Nuk kam asnjë lloj komenti tjetër për çdo qen që më leh rrugës apo që kanë probleme me drejtësinë siç është zonja në fjalë”, tha Hajdari për Report Tv.

Lini një Përgjigje