Grida Duma: Lista e PD me kuaj fitoreje. Ata kanë mjetet, ne arsyet

16 Shkurt 2021, 18:22Politika TEMA
Grida Duma: Lista e PD me kuaj fitoreje. Ata kanë mjetet, ne arsyet

Takimi i Grida Dumes ne Rrogozhine

Jehona e fitores së Albin Kurtit në Kosovë është ndjerë dhe përcjellë dhe nga opozita në Shqipëri. Në Top Talk ditën e sotme ishte e ftuar Grida Duma nga PD.

E pyetur se kur do të jetë gati ekipi garues i PD për zgjedhjet e 25 prillit ajo tha se procesi nuk do të vonojë shumë.

“Është me rëndësi të them një gjë, meqë na drejtohen, si drejtuesit politikë, kjo nuk ka të bëjë nëse jemi më të mirët apo jo, personalisht nga pozicioni im, është tjeshtësisht një përgjegjësi që na është dhënë, për elementë të një pazëlli të përgjithshëm gjeografik, mediatik, publik, etj, por besoj që lista e plotë e PD do t’i mbajë të gjithë ekuivalentët shumë të mirë. 

Mendoj që do ketë në listë individë që shkëlqejnë dhe ka dhënë kontribute shumë të gjata dhe në publik dhe në parti. Kjo listë nuk është lista vazhduese, por është lista e plotë shumë e mirë”, tha ajo.

Po diskuton Basha me ju si Kryesi apo e ka ekskluzivitet të tij listën e kandidatëve, siç ka ndodhur dhe më parë?

Basha ka thënë qartësisht se vendimi për listën do të kalojë dhe do të miratohet në forumet dhe kryesinë e partisë. Ajo që unë ju them sot është gjithësesi një intuitë e kuptimit të qenit anëtarë e kryesisë së Partisë, e të diturit se kush janë kuajt e fitores në kontribute dhe në kapacitete.

Bëtë një cilësim, kuaj fitore, çfarë keni parasysh me këtë tipologji politikani dhe kujt i referoheni?

Grida Duma: Karakteristikat i individit politik që do jetë pjesë e listës do pëbëjnë njerzit që dihen që kanë qenë qëndrestarë, që kanë dhënë kontribute në 8 vite dhe më shumë, dihet që nuk janë trembur, sepse ka qenë një opozitë 8 vjeçare suis generis, sepse e dimë se çfarë do të thotë të bësh opozitë në një situatë në të cilën nuk do të kemi vetëm trimërinë e dukshme, do të kemi dhe qëndrueshmërinë, dhe besnikërinë gjatë këtyre 8 viteve që i ka dhënë PD-së dhe koalicionit opozitar një forcë e cila është e domosdoshme dhe besoj që këta duhet të jenë të parët që duhet të vlerësohen, që kanë bërë beteja në front të parë e të dukshëm.

Por a personifikon qëndrestari fituesin, pra kur ju përdoret termin një kalë fitoreje?

Unë mendoj që në opozitë temperohet mirë politikani i karrierës, besoj që politikan të bën opozita jo pushteti. Kemi parë që ata njerëz që janë të atashuar në pushtet, nuk janë të njëjtët me ata që kanë bërë opozitë, pra nuk kanë as maturinë, as forcën. Në opozitë arrin të dallosh njerëzit që dinë të mbajnë pesha kërcënimi, se kjo nuk pritet të jetë një betejë e lehtë. Kjo do të jetë një betejë e të gjitha mjeteve përkundrejt të gjithë arsyeve. Sot pushteti i mjeteve qëndron nga mazhoranca dhe pushteti i të gjitha arsyeve, qëllimeve, frymëzimit është nga opozita.

7 komente në “Grida Duma: Lista e PD me kuaj fitoreje. Ata kanë mjetet, ne arsyet”

  1. Ndroqi says:

    PD-eja do fitoj hallatet e Salianit, dhe ate qe nuk thuhet te Grida Sumes, urime.

    1. pjeter says:

      Hahaha kesaj gomeret si Salianji,Muli,Paloqja,i duken kuaj, haha,o zot te vdes fare kjo.Po Teliti si te duket moj Dudume? E hengri paçen sot?

  2. Doktor Rrumpalla says:

    Po si nuk ju vjen turp,c’fare them dhe une,po keta turpin e kane henger me buk,po dhe nje here,a keni turp,po c’lidhje ke ju me Albin Kurtin,po ti konkretisht,c’fare lidhje ke me Albinin,ku ti dhe ku Albini,ku ju dhe ku Albini,ti je rrit,shkollu e trajtu,si me mire,ju keni fitu pushtet shpejt,duke ju ulur ne preher kujdo qe ju ka paguar,duke filluar nga profesori qe te mori,e pastaj me rradhe,kurse Albin Kurti bente burg,Albini beri mbi 20 vjet opozite,kurse ju gjithmone pozite,ju jeni turpi i shoqerise,kurse tutoret tuaj kriminele me damke te Shqiperise,ju ketu keni qe bashke me tutoret tuaj dhe ju njohin mire ky popull,ju njohin aq mire,sa pergjigjen do ta merni me 25 prill

  3. Gjergji says:

    Albini nuk ka qeverisur per 30 vjet. Luli me Liken, ose klubi 2L kane qi-verisur 30 vjet e kusur. Sa per kuajt, znj. GRIDA, duhen edhe gomere per punen, cdo lloj pune. Hajt ta marsha.

  4. Kryetari i parlamentit says:

    DIHET SHUME MIRE ATA KANE MJETET TI KE ATE QE KE E DIME TE GJITHE PO PRSE NUK BENI DEPUTETE EDHE ATE TEJSIN SEJDININ PSE CFARE KE TI ME SJUME SE AJO

  5. Viki says:

    Sa qejf e ka kalin kjo GD qe e vogel n shkoll te mesme vdiste fare.katunare e shtremt.

  6. pjeter says:

    Hahaha kesaj gomeret si Salianji,Muli,Paloqja,i duken kuaj, haha,o zot te vdes fare kjo.Po Teliti si te duket moj Dudume? E hengri paçen sot?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje