Pak muaj para arrestimit me akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, shefi i Kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, kishte denoncuar në polici dhe prokurori kërcënime të bëra ndaj tij për shkak të detyrës.
Ora News ka mësuar se mjeku tashmë i arrestuar, akuzonte për kanosje Leonard Selmanajn. Ky person po hetohej nga prokuroria e Tiranës pasi përmes mesazheve e telefonatave i kërkonte Edvin Priftit kthimin e një shume monetare që pretendonte se i kishte dhënë për operimin në zemër të një të afërmi.
Ish-shefi i Kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, i cili u arrestua në sallën e gjyqit pas caktimit të masës së sigurisë “arrest në burg”, për akuzën e korrupsionit ka qenë në konflikt me të afërmit e një pacienteje që kishte operuar pak kohë më parë.
Leonard Selmanaj, është njeriu që dyshohet se ka kallëzuar në SPAK, doktorin Edvin Prifti, ndërkohë që Ora News ka mësuar se edhe mjeku ka depozituar kallëzim penal ndaj qytetarit Leonard Selmanaj nga qyteti i Lushnjes.
Kallëzimi është marrë nga oficerët Kundër Jetës dhe Personit, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas materiali hetimor, i është përcjellë për hetime prokurorisë së kryeqytetit.
Prej muajit dhjetor 2020, çështja e denoncuar nga mjeku Edvin Prifti, është regjistruar në prokurorinë e Tiranës për akuzën e “Kanosjes”.
Për këtë hetim është ngarkuar një prokuror dhe një oficer policie, të cilët kanë administruar të gjitha bisedat e zhvilluara në “WhatsApp” mes kardiologut Edvin Prifti dhe qytetarit nga Lushnja, Leonard Selmanaj.
Në këto biseda, qytetari Leonard Selmanaj e kërcënon me jetë doktorin Prifti me qëllim që ky i fundit ti kthente një shumë monetare që sipas tij i kishte dhënë doktorit për kryerjen e operacionit të nënës.
Në këto biseda qytetari e falenderon përzemërsisht doktor Priftin, për ndërhyrjen kirurgjikale që kishte zhvilluar për nënën e tij.
Por konflikti mes qytetarit dhe mjekut ka nisur në momentin kur personi që ishte operuar disa muaj më parë, ka ndërruar jetë pasi dyshohej se ishte infektuar me Covid-19.
Pas vdekjes së familjares, Leonard Selmanaj ka filluar debatin në telefon me mjekun, duke kërkuar mbrapsht shumën që ai pretendonte se ja kishte dhënë mjekut për operacion.
Si pasojë e këtyre shqetësimeve, burime pranë prokurorisë së Tiranës, thonë se kardiologu, Edvin Prifti, ka zhvilluar dhe një takim me kryepolicin Ardi Veliu, të cilit ia ka treguar të gjithë zanafillën e problemit me qytetarin.
Deri në këtë periudhë, kallëzimi i doktor Priftit vijon të jetë i hapur në prokurorinë e Tiranës, pasi është regjistruar një procedim penal për akuzën e “Kanosjes”.
Ky eshte nje rast i dishimt . Ish e operuara , ka nderruar jete nga difekte te operimit , apo si rezultat i semundies se korones ?. Operimi eshte kryer ne spitalin shteteror , apo ne klinike private . Pagesa eshte dhene dhoro , apo nje shume e caktuar , pagese vlera e sherbimit .
Ky eshte hajdut dhe vrases…. Ka shume te tille qe ky maskara ju ka mare jo lek por euro.
I ka kerkuar leket mbrapsht se mamaja vdiq prej Covidit nderkohe qe operacioni ishte bere muaj perpara???
Ec e merre vesh ket popull.
Doktori eshte qen i lekut. Eshte nje rast qe e tregon mire kete fakt. Nje person i dha leket se do operonte te jatin. I jati vdiq ne reanimacion. Dhe doktori i ktheu vetem gjysmat e lekve. Pse nuk ja ktheu te gjitha dhe me ato leke te benin varrimin eplakut? Sepse ky monstra nuk bente operacion pa mbushur duart me leke. Ky eshte nga ato monstrat e pashpirt.
Ky lloj doktorr nuk operonte pa £4500 dhe te beje sikur po vdisje we te fuste pa radh pocaqi rop e moterqir burr kurv ,ishalla e kalbin ropqirin
Po ti kishte investuar në pishinë ose ndonjë të afërm hallexhi, dhe mund të ishte në punë sot.
Skandali ne kete mes eshte edhe me Ardi Veliun. E gjithe policia fle gjume; bej cfare akuze te duash, keta vetem shkruajne dhe nuk zgjidhin asnje pune. Duhej Spak per te nisur ceshtjen? Jam kurioz te lexoj cfare qendrimi ka mbajtur policia e Veliut. Me siguri perndiqte qytetarin.
Si arreston policia pa mbaruar hetimet o magjar.
Qe kur Mamaja quhet “e afert” o tema se po lini kokrren e namit. Me duket shumicen e gazetareve i keni trasheguar nga Kristal university
Dmth ky doktori ka biseduar personalisht me drejtorin e policisë së shtetit për këtë problem?? Po përse, ç’punë ka drejtori i policisë së shtetit në këtë rast, bëhet një kallëzim dhe me këtë punë merret prokuroria. Apo doktori i ka dhënë ndonjë “kafe” këtij turkut?
Shtet patatinash…
T’i themi faleminderit Leonardit nga Lushnja se do kishim akoma me shume € e leke ne shtepine e hajdutit pa shpirt njerezor. The ta falenderojme hajdutin mjek qe nuk deshti t’ia jepte te gjitha leket, se nuk do kishim denoncimin ne polici dhe vendosjen nen degjim te telefonave.
Hajduti e meriton burgun, shpresojme qe te mos mundet me te ushtroje zanatin e tij, nuk e di nese la nje ligj per krime te tilla. Shpresojme qe te hiqet nga urdheri mjekeve ky hajdut i pameshire.
Fundi i gjithe kesaj ceshtje cila eshte? Cfare fituam dhe cfare humbem?! Po ti vendosim ne dy kollona. ! Kollona 1.U kenaqen shume njeres duke share dhe mallkuar e te tjera e te tjera dhe shume te tjere qe i lexonin keto dhe kenaqeshin dhe keta dhe kaq. Kollona 2. Mund te kene humbur jete njerzish per kaq kohe qe ky doktor seshte qe nga dita e pezullimit dhe deri me sot.. Ka denime alternative . Sduhej te qe bere publike. Se besoj me shume dem na solli se te mira. Dhe shkatruam nje gje qe kishim dhe tani se kemi me. Nuk besoj qe doktori do kthehet me si me pare .