Tritan Shehu i PD "trembet" nga sigurimi i 360 mijë dozave të AstraZeneca: Rama, vaksina “kontrabande” dhe me “pikatore”. Ku po i gjen ilegalisht?!

16 Shkurt 2021, 12:21Politika TEMA

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, ka dalë me një reagim në rrjetet sociale ku akuzon kryeministrin Rama për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Sipas Shehut, Rama po sjell vaksina kontrabandë dhe me pikatore, duke ju referuar deklaratve të kryeministrit ditën e djeshme se në Shqipëri do të vijnë 360 mijë doza të AstraZeneca nga një vend mik.

Shehu shkruan se çështja e sigurimit të vaksinave për popullsinë është një çështje serioze më shumë se “siguria medikamentoze”, dhe e “sigurisë kombetare”, që kërkon transparencë, jo personale!

Postimi i plote i Shehut:

Rama, vaksina “kontrabande” dhe me “pikatore”:

1-Deklaron se do te sjelle 360 mije doza te AstraZeneca, por ne menyre ilegale, pra “Kontrabande”, ose si thote ai “nga nje vend mik…por ilegal”!

Nuk ka asnje vend te BE, asnje vend i “Origjines se Sigurte”, Kompani serioze farmaceutike etj, qe te sjelle qofte edhe nje doze pa e deklaruar publikisht.

“Fake Vaçine Covid”, thuhet qarte tashme zyrtarisht!

Le te lexoje si i paralajmeron Brukseli edhe qeverite e vendeve BE per rrezikun e mos respektimit te rregullave e ligjeve te sigurise.

Ai duhet te kuptoje se ceshtja e sigurimit te vaksinave per popullesine eshte nje ceshtje serioze me shume se “siguria medikamentoze”, dhe e “sigurise kombetare”, qe kerkon transparence, jo personale!

2-Ne vend qe te teatroje me disa numra te pa konsiderueshem vaksinash, te beje publike “Programin e Vaksinimit”, se paku deri ne arritjen e vaksinimit te 75 % te popullesise, qe do te thote reth 2,4 Milion banore ose reth 5,5 M doza.

Vendet europiane do ta realizojne kete objektiv kete brenda veres se ketij viti.

Serbia e mbyll ne fillim te veres.

Kryeministrat e atyre vendeve kane shpallur Programet e Vaksinimit, origjinen e vaksinave dhe ritmet e tyre.

BE po kerkon dhe tonin per te na ndihmuar, por as kete nuk e disponojme…!

Prandaj ne vend qe te vazhdoje me propagande e akuza ndaj Brukselit, duhet te kishte punuar muaj me pare per te siguruar vaksinat e te na deklaronte sot neve edhe BE-se Programin.

Ndersa tashti se paku te bashkepunoje me transparence e seriozitet, brenda ligjit, per te korregjuar sado pak demin e madh qe i ka krijuar vendit me pa pergjegjeshmerine.

Me nje Qeveri serioze, dislokim te fondedeve perkatese krejt te disponueshme, transparence te plote, ne duhet te realizojme vaksinimin e popullesise deri ne fund te ketij viti…

….jo ne dekadat qe vijne sipas “Programit te Rames”!

4 komente në “Tritan Shehu i PD “trembet” nga sigurimi i 360 mijë dozave të AstraZeneca: Rama, vaksina “kontrabande” dhe me “pikatore”. Ku po i gjen ilegalisht?!”

  1. ppa says:

    Po ti o doktor, qe shquhesh me shume per fjale boshe, ke ndonje plan; fundja ju do vini ne pushtet ne 26 prill – atehere cili eshte plani juaj?

  2. bbbbb says:

    OPOZITARI
    Beni mire te na tregoni sa vaksina keni sjelle JU qe ju do Brukseli Beogradi Moska apo dikush tjeter se ne USA nuk merni dot viza as per femijet dhe niperit dhe mbesat tuaja ,,,,,Pastaj beni politike me fatet jetesore te njerezve VEMJE Politike qe i kthyet ne WC te gjitha mediat me keq seç i kane katandisur pronaret e tyre qe jane po aq kriminele sa JU duke synuar te mbajne kete popull ne kufijte e mbijeteses per ti sunduar perjetesisht .Fundi juaj eshte afer PACI fatin e partve simotra te Kosoves BOLL me se na e neveritet vendin per te cilin sakrifikuan jeten patriot dhe njerez te ndershem dhe JO plehra te oeshtire si JU

  3. Din says:

    Preshi vaksin e ktij laroshit

  4. Bafti says:

    Tertan deri tani s’ke ndonje kontribut! Vec llafe! Thashetheme! Merr shembull nga Berisha qe para ca muajsh e tha cope: nuk jam me doktor!
    Leri konspiracionet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje