Baton Haxhiu: Albin Kurti është produkt i Edi Ramës

16 Shkurt 2021, 09:03Politika TEMA

Fitorja plebishitare e Albin Kurtit në Kosovë ka ngjallur debat të gjerë në sferën publike dhe politike jo vetëm në vendin fqinj, por edhe tek ne.

Duke folur për zgjedhjet në Kosovë dhe fitoren e Albin Kurtit mes Vjosa Osmanin, në emisionin “Opinion” është diskutuar edhe mbi ndikimin që Kurti ka në Shqipëri.

Lidhur me këtë argument, analisti Baton Haxhiu tha se në Shqipëri nuk ka një fuqi politike të Albin Kurtit dhe se Kurti është produkt i Edi Ramës.

“Problemi në Shqipëri është që i mungon një hapësirë politike për një gjeneratë, e cila nuk është përfaqësuar dhe nuk është pak, është diku tek 34%.

Ende nuk ka një lider të gatshëm të marr përsipër udhëheqjen e atij kontingjenti votash.

Unë besoj më shumë ka një ambicje për të ndërtuar fuqinë e pafuqishme të Kurtit në Shqipëri, për arsye se i duhet një pjese të elitës politike, se sa është e vërtetë që ka një fuqi të Albin Kurtit në Shqipëri.

Albin Kurti në Shqipëri është produkt i Edi Ramës.

Në një moment historik te konfliktit me Haradinaj, ai ja shtrin dorën Kurtit….”, u shpreh Haxhiu.

1 komente në “Baton Haxhiu: Albin Kurti është produkt i Edi Ramës”

  1. Konjak says:

    Ore Haxhi , po s’kuptova asgje se c’far do te thuash , ne keto dy radhe ?.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje