Serbia e Maqedonia e Veriut kërkojnë vaksinën kineze, Rama: E rëndë për BE që vendet në zemër të Europës të kthejnë sytë nga Kina

15 Shkurt 2021, 21:02Politika TEMA

Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat për Bashkimin Europian përsa i përket furnizimit me vaksinat anti COVID. 

Duke marrë shkas nga kërkesa e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të marrë vaksinat kineze, Rama tha se është e rëndë për BE-në që vendet në zemër të Europës të kthejnë sytë nga Kina.

“Ne kemi qenë qysh në fillim dhe ndjekim atë që është korniza ku ne ndjehemi pjesë dhe duam të integrohemi, BE. Vaksina kineze nuk është e aprovuar.

Në këto kushte ne mendojmë që nuk jemi as në pozicionin që duhet të ndjehemi se kemi humbur shans apo kohë.

E them përsëri se edhe atë e kërkojnë shumë shtete. E parë në aspektin e marrëdhënieve ne sigurisht mund ta bënim këtë përçapje, mbase mund ta bëjmë në një moment të dytë.

Nuk do doja vaksinën kineze, sepse do ishte shumë e rëndë për BE.

Për mua mendoj që ishte shumë e rëndë që maqedonia e veriut të detyrohej drejt vaksinës kineze, ishte e rëndë për BE, ashtu sikurse është e rëndë për BE që Serbia çon 4 000 doza vaksina në Maqedoninë e Veriut dhe BE nuk çon asnjë kuti për të thënë ej..! Mos më bëni të flas më aman ju lutem”, deklaroi Rama!

3 komente në “Serbia e Maqedonia e Veriut kërkojnë vaksinën kineze, Rama: E rëndë për BE që vendet në zemër të Europës të kthejnë sytë nga Kina”

  1. Nafija says:

    Moj Eurpe, moj kurva e motit… keshtu ka qene,keshtu eshte dhe keshtu do te jet.

  2. greg says:

    o trap hungaria ka filluar duke u vaksinuar me sputnik, o budalla, o idiot, mjerzit po vdesin ti merresh me zgjedhje vaksine, merr cfar te jete per te mare se njerzit nuk ppresin dot qefet e tua

  3. argita says:

    BE se dhe pse nuk jemi ne pozicion force pasi jemi vendi me i varfer ne Europe, i duhet kerkuar hapur, ose keni mundesine te kontriboni per vendet europiane dhe te tregoni solidaritetin ne kete moment te veshtire historik, ose do te kerkojme mundesine qe te gjejme zgjidhje tjeter. Kina apo Rusia me te vertete qe nuk kane te aprovuara nga agjensite europiane apo amerikane te shendetesise vaksinat e prodhuara prej tyre, po ne te njeten kohe nuk jane shtete idiote e te papergjegjeshme per popujt e tyre ku po kryhen vakisimi ne mase.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje