Nga Ylli Pata
Fitorja e Albin Kurtit në fakt pritej, por në këto shifra diskutohej. Kjo, pasi LDK-ja nuk mendonte se një pjesë e elektoratit të saj do të votonte për Vjosa Osmanin, që u bë aleate e Albinit.
Por kjo është kronikë e Kosovës, që është bërë e do të detajohet e raportohet edhe mw tutje, natyrisht duke marrë për bazë të dhënat që vijnë nga vota.
Këtë herë, Vetëvendosja e Albin Kurtit, sulmoi më shumë se më parë KQZ-në e Kosovës, i cili është një institucion që e ka marrë në dorën punën nga OSBE, e cila ishte për disa vitesh menaxheri i zgjedhjeve të Kosovës.
Punë që e nisi në 2000 një njohje e vjetër e Shqipërisë dhe Kosovës, ambasadori Daan Everts.
Por KQZ e Kosovës, këtë herë kreu një perfeksion në të gjitha detajet. Me një saktësi shkencore realizoi një tabulim rezultatesh të shpejtë, të saktë dhe të plotë, që mediat e publiku mund të informoheshin në kohë reale.
Një shembull që përgënjështronte Albin Kurtin e Vjosa Osmanin, se Kosova është një shtet i kapur.
Të mos harrojmë që edhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila vendosi të mbahen zgjedhjet e parakohshme, e që solli fitoren e Vetëvendosjes, është pjesë e “shtetit të kapur”.
Megjithatë, kjo është pjesë e analizës që do bëhet më vonë; dalldia e nxehtësisë së zhvillimit çoi që në Tiranë është gjetja apo kalimi me spondë i homologëve dhe alteregos së Albin Kurtit.
Në fillim doli Lulzim Basha e më pas Monika Kryemadhi, që shtoi edhe Vjosa Osmanin, si për të thënë se sikur Vjosa, edhe ajo është aleate e Lulit.
Po a është Luli, Albin politikisht? Albin Kurti që nga viti 2000 deri në vitin 2014, pra 14 vjet, ka shërbyer si një organizatë e shoqërisë civile, pra nuk ka hyrë në politikë si parti.
Në zgjedhjet e vitit 2014, Vetëvendosje hyri në zgjedhje dhe menjëherë zuri vendin e tretë.
Prej vitit 2014 janë zhvilluar edhe tre zgjedhje: 2017, 2019 e 2021, ku Vetëvendosje nga pozicioni i tretë ka ardhur në të parin deri më sot, kur fitoi e vetme dhe ka shumicën absolute.
Në zhvillimet politike ka qenë një forcë superaktive, pra rezistence, ka përdorur metoda të forta proteste, por asnjëherë nuk bojkotoi Kuvendin, asnjëherë nuk dogji mandatet, asnjëherë nuk braktisi zgjedhjet.
Rezultati: Sot Vetëvendosje ka korrur fitore thuajse në të gjitha komunat e Kosovës.
Pra fitorja e Albin Kurtit nuk erdhi sot, por u mbrujt në beteja që kanë nisur që nga protestat e 2001.
Mund të ketë shumë zhvillime, devijime, probleme etj, por alteregoja e Vetëvendosjes nuk mund të gjendet në Shqipëri, në radhë të parë te Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.
Nëse Kurti i ka gjetur si aleatë Berishën e Metën, është punë e tij, por realisht ata nuk janë alterego e tij.
Të paktën në betejën që ai ka bërë për ç’kapjen e shtetit dhe antikorrupsionin.
Po pse e quajnë fitoren e Kurtit si të vetën, njerëz pranë Berishës dhe Metës?
Natyrisht, fitorjas e Albin Kurtit është fitore e të gjithëve që kërkojnë një hapësirë politike të lirë dhe të dlirë, ku shumë mund të kryejnë aktivitet politik.
Por nuk është kështu. Fitorja e Kurtit është një fitore e një formacioni të disiplinuar politik, edhe pse ka pasur problem mes vetes, por që është një formacion i centralizuar. Me shumë kritika e dilema.
Por fakt është se formacioni i Kurtit është i paprovuar në qeveri, ose vetëm 5 muaj.
Po a mund të gjejë Monika e Iliri, apo edhe Luli e Berisha alteregon e tyre të Albini?
Normalisht që jo, edhe pse militantë dhe votues të PD e LSI e bëjnë këtë.
Duan të fitojnë zgjedhjet? Të largojnë Lulin e Monikën?!
Po ku eshte lidhja midis ketyre mostrave te Shqiprise me Albin Kurtin,keta qe pretendojne per te mare qeverisjen ne Shqiperi jane njerzit me te ikriminuar ne vend,keta jane te gjithe objekt hetimi nga SPAK,keta sot duhet te ishin ne burg,keta jane politikanet me te urryer nga shumica e popullit gje qe do te behet e qarte me 25 prill,po gjithashtu do behen te qarta dhe alibite e tyre per justifikimin e humbjes
Fitoi kastraveci me specen e mbushur – Fatkeqesi per Kosoven!
Per fat te keq ne Kosove fitoj kastraveci (Albini) me specen e mbushur (Vjollca). Keta bashkepunojne ne Shqiperi me “matematicienin” (Luli), shkopin e xhenemit (Berisha), dhe me uthullen e Skraparit (Lilon). Po ti perzihesh te gjithe bashke del nje katrahure qe eshte ne dem te Shqiperise, Kosoves, dhe shqiptareve. Cfare i bashkon te gjithe keto bime dhe mbeturina? I bashkon anti-amerikanizmi. Dhe pikerisht kjo eshte ajo qe kerkon Beogradi; largimin e shqiptareve nga miku i madh qe i ka dale ne krah shqiptareve. Keta te gjithe jane nje rrezik i madh per Shqiperine dhe shqiptaret. Ketu do te jemi dhe do te shikojme se cdo ndodhe me marredheniet midis Kosoves dhe Amerikes. Fatkeqesi qe kosovaret u manipuliuan nga kastravecet dhe specat e mbushur. Rruge te mbare drejt abisit Kosove!
Nje analize shume personale. As mund ta pelqesh, por as mund ta shash.
Per mua ka dhe nja dy “kuriozitete” qe autori perend por nuk i shpjegon.
Kontradia midis organizimit “perfekt” te VV dhe Kurtit te corganizuar ka spjegim speifik. Kurti eshte tip i “zjarrte” si person dhe ai nuk ngjan me tipin qe te “mobilizoje” nje oranizate shoqerore per te drejtat e njert dhe jo nje organzate politike per te marre pushtetin. Po te ishte per Kurtin ai qe ditem e pare do hidhej ne “zjarr” per pushtet. Ketu bie ne sy nje plan I studjuar se si ky tip I “zjarrte” te pergatitej per “betejen e madhe”. Ai u insrtuktua te bej ato qe I thone, sepse vetem ashtu ai do kish rezultat. Me tipin qe ai ka do “hante koken” qe diten e pare…
Persa i perkete ngjashmerise se VV dhe PD apo LSI, ngaterrohesh, zoti gazetar. LSI eshte nje organizate fitimprurse dhe jo parti politike.
Nga ana tjeter PD ka dy etapa. Etapen e Sali Berishes dhe kete te Lulzim Bashes. Ne kete kuptim “ngjashmeria” e VV me PD do reduktohej ne ngjashmerine midis Albinit dhe Sali Berishes. Te dy jane te “zjarrte”. Sali Berisha sipas udhezimeve e beri Shqiperine rrumpalle. Mbetet qe Alpini ta beje Kosoven rrumpalle. Te dy nuk kane pasur vizion partiak, por udhezimet I transformuan ata ne “monstra” shqiptare. Ata thjeshte jane shfrytezuar dhe metamorfoza e tyre nuk ka qene normale por me detyrim percaktim. Ne kete valle nuk ka pse te ngaterohet Basha qe vjen si “pordha neper breke” dhe eshte bere qesharak.
Alteregoja është fjalë gjermane dhe do të thotë Egoja e vjetër. Pse autori përdor fjalën gjermane kur kemi edhe shqip, këtë nuk e kuptoj.
Thema, eshte e drejta juaj te mos doni Kurtin, kjo duket qarte prej kohesh. Por mos haroni se roli juaj nuk jane simpatite dhe interest.
Albin Kurti dhe ww-eja tij ne Shqiperi ka lindur te
Vdekur, sepse jane identifikuar me dyshen famekeqe, Sali kriminelin dhe hajdutin Ilir Meta.
Ashtu siq beri Edvini duke mbeshtetur pakufi Kryekriminelet dhe Kryebanditat e Kosoves Thaqi dhe Veselin kunder vullnetit 50% te popullit te Kosoves duke rrezuar Qverine dhe qe te ngulfate deshiren e popullit per qeverisje me njerez te pakorruptuar.
Ka nje gje qe nuk vete ketu.Fiton zgjedhjet ne Kosove me moton kunder korrupsionit te partive qe kane drejtuar Kosoven e pasluftes dhe ketej te bashkohesh me krye te korruptuarit ne Shqiperi.Ne se do qe te rritet dhe ne Shqiperi kjo levizje duhet te distancohet dhe nga klasa politike e vjeter dhe e korruptuar ne Shqiperi.