Analisti Shpëtim Nazarko, tha në emisionin “Real Story”, në “News 24”, se marrëdhënia Kosovë-Serbi kalon në disa faza, ku përmendi shkëmbimin e territoreve dhe kalimin në zona të hapura.
Analisti gjithashtu tha se Kosova me Albin Kurtin në krye e ka të detyrueshme të vendosë marrëdhënie me Shqipërinë, pasi Kosova sipas tij ka resurse të kufizuara.
Por në rast se Kurti dështon, Nazarko tha se do të jetë faji i Tiranës zyrtare dhe Ramës.
“Albini me Hotin nuk krahasohen. Isa Mustafa dhe Avdullah Hoti kanë bërë një sërë arrestimesh në doganë, tatime, që mbanin kyçin e ekonomisë të Kosovës.
Nuk krahasohet Albin Kurti me Hotin. Unë jam me evolucionin dhe jo revolucionin. Edhe unë kam menduar për një kohë të gjatë që nuk don Serbia.
Por të shndërrohet në problem praktik, marrëdhënia Serbi – Kosovë kalon në disa faza.
Ose do të kalosh tek teza e shkëmbimeve të territoreve ose do të ishte më e logjikshme dhe unë mendoj që të kalonim në atë që do të quhet zona të hapura, që do të kënaqë dhe evropianët e amerikanët.
Në lidhje me marrëdhënien me Shqipërinë, unë mendoj që nga pikëpamja e pozicionit gjeografik nuk ka lidhje me Shqipërinë.
Kamionët e saj mund të kalojnë në Evropën Qendrore përmes Maqedonisë së Veriut.
Por unë mendoj që në resurset tmerrësisht të kufizuara që ka Kosova, të vetmin krahë që ka kudo të përplaset do të vijë tek ne.
Ajo e ka të detyrueshme marrëdhënien me Shqipërinë. Thelbi është tek ekonomia, problemet me Serbinë janë tek shkëmbimi i territoreve ose komunat e lira, e dyta marrëdhënia me Shqipërinë.
Në rast se dështojnë prapë se prapë nuk ia vendos fajin Kuritit, por Tiranës zyrtare dhe Edi Ramës”, tha Nazarko.
o shpetim, ed rama ka falimentuar 1000 here edhe nuk ka ndodhur gje, kshuqe mos i personalizo gjerat
E ke nga tabela e shahut këtë mëndje e laçko ?
Ja ke fut, ja ke fut kot o laçko.
Normal nuk eshte mire te flasim e te diskutojme per deshtim pa filluar nga puna Albini por meqe e hape si debat
Pa na e trego pak si do jete faji i Tiranes dhe i Edi Rames po deshtoi Albini Perseri.
Do te jete intresante ta dime
Po presim
Nje psikopato-analist?.
Arsyetim pa arsyetim.Edhe Nazarkos po i ben efekt mosha,ka fillu me rrjedh edhe ky.
Edhe kete faj te mbaje ne kurriz Rama!!! Se pak faje shqiptare ia ngarkojne atij dite me dite…po shyqyr qe eshte i mençur dhe i kalon duke i vene shpatullat puneve te ngritjes se shtetit.
mblidhen si ne qebaptore e flasin si te dehur te njejtit pianec te lagjes …me nje te rene te shkopit zgjidhin tere hallet e botes nga poli i jugut tek i veriut ,gjejne fajtoret,policet,prokuroret dhe ne fund bejne edhe gjykatesin…haaaa.kane hapur edhe gazeta rrjetesh sociale qe vetem mjete informimi nuk jane….?gazeta tema sduhet te merret me cthone neper kafene