Lëvizja e ish deputetit të LSI për qarkun e Dibrës Përparim Spahiu dhe caktimi nga kryetarja Monika Kryemadhi si drejtues i fushatës në qarkun e Tiranës, duket se ka krijuar një vakuum në qarkun verilindor.
Këtë vakum ka nxituar ta “mbushë” me sa duket presidenti Ilir Meta, i cili ka “pranuar” dorëheqjen e këshilltarit të tij Shemsi Prençi, për ta vënë në dispozicion të LSI për qarkun e Dibrës.
Dhe nuk e ka për herë të parë Meta këtë praktikë. Kështu veproi dhe me këshilltarin e Saigurisë, ishy kreun e SHISH Bahri Shaqiri, i cili dha dorëheqjen për “angazhime të tjera” dhe vetëm pak ditë më vonë është caktuar kandidat për deputet i LSI në qarkun e Durrësit.
Kështu dhe këshilltari Shemsi Prençi ka dhënë dorëheqjen sot nga ky post.
Prençi u emërua këshilltar i Metës për Emergjencat Civile në dhjetor të 2019-ës, ndërsa është larguar nga kjo detyrë për shkak të “angazhimeve të tij të reja në të ardhmen”.
Lajmin e bën me dije vetë kreu i shtetit Ilir Meta, duke thënë se pranoi dorëheqjen dhe i uroi suksese në të ardhmen.
“Këshilltari për Çështjet e Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, pasi më informoi si çdo ditë, për situatën e përmbytjeve në mbarë vendin dhe gjendjen e banorëve në zonat e bllokuara nga dëbora, më njoftoi sot dorëheqjen e tij nga kjo detyrë, për shkak të angazhimeve të tij të reja në të ardhmen.
E falenderova për këshillat e vlefshme, përkushtimin, korrektësinë, profesionalizimin dhe ndjenjat atdhetare të dëshmuara prej tij gjatë bashkëpunimit tonë të frytshëm për gati dy vite.
Duke e pranuar dorëheqjen e z.Prençi, i urova suksese për të ardhmen”, deklaron Meta.
Një rast i veçantë kur një këshilltar jep dorëheqjen, dhe titullari i institucionit e bën vetë njoftimin për mediat!
DRIDHE SHEMS, MAJTAS, DJATHTAS, ANASH, JE PA BYTHE….
Ne kulmin e motit te keq keshilltari i presidentit per Emergjecat civile jep doreheqen! Kjo tregon sa me serjozitet e ka patur kete detyre!!!!
ke me i mbush duart plot me Florinj i thot
ktij kaqolit ,
bohu deputet per Familjen time i thot ,
ke me u knoq ene me monen si kryekare parti
ky qen te terbuar ,qe bo gjasme presidentn
do plumin te shkoj si kerme rrugesh
E gjithe LSI-ja paska qene e punsuar ne Presidence -TURP.
Tash Ilir Muta po i dergon ne teren gjithe keta pinjollet e presidences te cilet jane paguar me taksat e shqipetareve dhe po punojne per LSI-ne.
Turp per ata shqipetare qe vojtojne keta hajduta.
Po perdor te gjitha mundesite dhe paturpesite…..parti familjare me buxhet te shtetit!
Sidoqe ta dredhi shemsi,gruaja e tij voton per Agron Musarajn!
Presidenca qenka kthyer ne seksion leshelije. Turpi i botes. Gjithe diten betohen se jane ne mbrojtje te kushtetutes dhe e shkelin cdo dite duke e kthyer presidencen ne seksion leshelije, turpi i botes. Por populli shqiptar e ka ndare mendjen , me 25 prill ne referendumin historik qe konfirmon Gjigandin Edi Rama ne mandatin e trete dhe do nxjerre me shqelma nga politika gruan me llapaqene te planetit, me gojepiset, me te lajthitur, me te urryer, doktoreshen horoskopike, leshelike, babaxhike, leshelike fallxhoren , suden e perralles me 5 pika.
Tani Shemsi te doli boja fare