DETAJET: Udhëtonte me “Volkswagen” drejt Greqisë, 46 vjeçares i sekuestrohen 23 mijë euro në Kakavijë

16 Shkurt 2021, 16:41Politika TEMA

Policia e Shtetit ka proceduar penalisht një 46-vjeçare për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”, pasi në një kontroll që i është bërë në Kakavijë i janë gjetur dhe sekuestruar 23 mijë euro.

Njoftimi i plotë:

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. 

Sekuestrohen 23.000 euro.  

Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, një mjet tip “Volksëagen”. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në çantën e dorës së shtetases A. T. (pasagjere në mjet), 23.000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasja A. T., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi”.

(TemA)

3 komente në “DETAJET: Udhëtonte me “Volkswagen” drejt Greqisë, 46 vjeçares i sekuestrohen 23 mijë euro në Kakavijë”

  1. Drejtesia e munguar says:

    Turp per kete polici!! Te fshehura ne canten e dores…!? A jeni me trute ne vend? I rropen emigranted si matane edhe ketej ane.

  2. Erdhi koha e maskarenjeve. says:

    Merjani dhe breket o pederasta me hustifikimin e mos deklarimit te djerses se ballit ne qofte se keto qe po bejne keta horra me qytetaret nuk eshte fashizem qfare tjeter eshte .Shkoni dhe sekuestroni pronat dhe parate dhe makinat lluksoze politikaneve dhe mos i merni frymen popullit derisa nuk keni fakte qe leket nuk jane te vjedhura perse i sekuestroni o derra prandaj Shqiperia nuk ecen perpara sepse ne shkerdhejme njeri tjetrin. A e dine keta qe shumica e njerezve punojne ne te zeze si skllever dhe per parate qe marin nuk i deklarojne pronaret ne shtet shkoni kapni pronaret qe mbajne puntore pa siguracion dhe nuk deklarojne parate qe i japin punetoreve edhe ata qe mbledhin ullinj parate te pa deklaruara i kane cfare duhet te bejme tu marim djersen e ballit o shtet leshi.

  3. Lala says:

    Me gjak i ka ato lek mor maskarenj. Thjeshtë kur i çoi në Shqipëri në kohën e fillimit të krizës Greke nuk kish kontolle të tilla, tashi ngelëm pa lek e pa punë me se të paguajmë qeranë që u ngrit dy herë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje