FOTOT: Krimi në "parajsën" me tre policë, ku të gjithë janë të dyshuar

16 Shkurt 2021, 17:23Lifestyle TEMA
FOTOT: Krimi në "parajsën" me tre policë, ku të

Një skenarist i dëshpëruar për mungesën e frymëzimit në një kohë pandemie, mund të gjente këto ditë elemente për një film të përkryer në një ishull të vogël italian, ku prej javësh ndodhin një seri krimesh, për të cilët janë të dyshuar praktikisht të gjithë banorët.

Bëhet fjalë për ishullin Kapraia, që ndodhet në arkipelagun e Elbës, një nga vendet më piktoreske të Toskanës, në Itali. Gjithmonë e veçuar, më afër Korsikës franceze sesa territorit italian. Një vend tradicionalisht i qetë, edhe kur ishulli njihej më shumë për burgun që ndodhej në aty, i mbyllur në 1986.

Tashmë ishulli i vogël është futur në itineraret turistike, dhe gjatë sezonit veror mund të mirëpresë edhe 4 mijë turistë në ditë, por gjatë dimrit mbeten vetëm banorët e përhershëm, jo më shumë se 200, praktikisht të izoluar nga fakti që nuk ka transport të rregullt me traget jashtë sezonit turistik.

Por prej javësh një seri vjedhjesh kanë filluar të godasin banorë të ndryshëm, si mësuesja e vetme, por edhe zëvendëskryetarin e bashkisë.

Sipas tre karabinierëve të ishullit, që po hetojnë ngjarjen, hajduti i njeh mirë viktimat, dhe përditshmërinë e tyre, duke i marrë sende me vlerë rreth 60 mijë euro.

Por mister mbetet identiteti i personit, dhe ku ka fshehur një sasi aq të madhe dhe të çmuar sendesh. “Është dikush me të cilin pimë kafe përditë. Po nuk u kap fajtori, rrezikon të ndryshojë përgjithmonë besimi që kemi për njëri-tjetrin në ishull”, thotë kryebashkiaku.

4 komente në “FOTOT: Krimi në “parajsën” me tre policë, ku të gjithë janë të dyshuar”

  1. Cifuti x says:

    Shifni se mos ka hy nanji shqiptar me letra fallco..

    1. Santo Doqingo says:

      …mirditeshat jan bukuresha nën kar…

  2. Shoku nga mbrapa says:

    Shka ki me Mirditoret mo te kajsha qat mom

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje