Gjatë vizitës në shtëpitë e reja në Farkë nga programi i Rindërtimit kryeministri Rama ka ngacmuar çiftin e ri të një prej familjeve.
Vajza i tregoi se ishte njohur në Instagram me bashkëshortin dhe kaq ka mjaftuar që kryeministri “të japë porositë e tij.
Rama: Të trashëgoheni! Po bëtë binjakë merrni dyfishin e bonusit. Ti nga je?
Vajza: Nga Peshkopia.
Rama: Ku e ke njoh këtë?
Vajza: Me dashuri, në internet.
Rama: Ku? Në internet e njohe?
Vajza: Jo, jo paraprakisht ashtu po.
Rama: Ku në Facebook?
Vajza: Jo, në Instagram.
Rama: Sa i madh! E paske marrë nusen në Instagram.
Vajza: Jo dikush na adresoi, e kupton z. kryeministër? Dikush i foli atij për mua, ai më kontaktoi në rrjetet sociale dhe kështu vazhdoi gjithë historia.
Rama: Ta keni jetën të gjatë e shëndet, të trashëgoheni avash avash. Ti mos u ngut shumë, se ajo në rregull është. Ta gëzoni dhe shtëpinë.
cfar batute. u dhim tu qeshe.