Rama: Po e fitojmë hap pas hapi betejën e rindërtimit, po njësoj do ia dalim edhe me vaksinimin

17 Shkurt 2021, 09:03Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka sërish një mesazh për sfidat e qeverisë në periudhën e pandemisë.

Rama shkruan me anë të një statusi në rrjetet sociale se askush nuk e besonte se pas tërmetit do t’ia dilnim rimëkëmbjes së mijëra familjeve të mbetura pa strehë.

Ai shton se po njësoj do t’ia dalim edhe vaksinimit hap pas hapi duke kapërcyer malin e vështirësive.

“Mos e harroni që të nesërmen e tërmetit askush s’e besonte që do t’ia dilnim rimëkëmbjes së atyre mijëra e mijëra familjeve të mbetura pa strehë – por ne po e fitojmë hap pas hapi betejën e Rindërtimit, për të gjitha ato familje dhe për Tiranën, Durrësin, Kurbinin, Krujën, Vorën, Kamzën, Lezhën, Mirditën, Kavajën, Rrogozhinën e krejt Shqipërinë

Po njësoj do t’ia dalim vaksinimit të të gjithë qytetarëve të këtij vendi, hap pas hapi, duke e kapërcyer malin e vështirësive, siguruar të gjitha dozat e nevojshme dhe vaksinuar krejt popullin aspak më vonë se sa vendet e tjera, në Europë e në rajon po se po. *Shkodër”, shkruan Rama.

2 komente në “Rama: Po e fitojmë hap pas hapi betejën e rindërtimit, po njësoj do ia dalim edhe me vaksinimin”

  1. Din says:

    Ec para gjigant e leni llyllke me kopanine e shpifalaqeve te shohin endrra me lakuriq nate e like katundari me revolucionin e cepanit

  2. Shqiperia e bukur says:

    Po Din po….drejte e ke …mbase ke termeti e mblodhi veten e strehoi njetezit ndonese energjencat i kishte ne dite te hallit….por ato jane 10000 vete…per ne te tjeret kemi shkuar ne fund ne ekonomi e vjedhje qe na bejne mos permendim artogancen qe nuk ja durojme dot….atij e ofiqareve klona te tij…sa per pandemine ne keq nuk ka ku shkon e vaksinimi me kto ritme mbaron ne 2028…une nuk punoj ne shtet si shumica Shqiptareve e them ate qe ndjej

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje