Niko Peleshi: FA pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës, shpërndamë 35 ton koncentrat për bagëtitë në Dajç

16 Shkurt 2021, 15:59Sociale TEMA

Forcat e Armatosura dhe Ministria e Mbrojtjes po vijojnë të jenë pranë banorëve të prekur nga përmbytjet në zonën e Nënshkodrës.

Në një postim në rrjetet sociale Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije, se pas evakuimit të familjeve të rrezikuara, sigurimit të lëvizjes me mjetet e larta dhe lundruese të FA, shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet më në nevojë, Rezervat e Shtetit dorëzuan sot 35 ton koncentrat për bagëtitë në fshatrat e njësisë administrative Dajç.

Në të gjithë territorin e vendit aktualisht mbizotëron mot i kthjellët, me vranësira lokale, i shoqëruar me temperatura të ulëta, megjithatë efektivët e Forcave të Armatosura ndodhen në terren për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve për nevojat e tyre me të gjithë mjetet që disponojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje